Shpella e Bozdanit (Bogdanit) gjindet në një lartësi mbidetare mbi 800 metra, e cila është e rrethuar nga shkëmbinj të thepisur dhe mirë e mbrojtur sipasoj e konfiguracionit gjeografik. Kjo shpellë njihet mirë vetëm nga banorët vendas dhe afër saj është vendi ku Ballistat shqiptar në dimrin e vitit 1944-1945 u strehuan, vend-strehimi ka formën e një “dhome të banimit”. Nga kjo shpellë lehtësisht mund të kontrollosh pellgun e Drinit të Bardhë dhe rrugët kryesore në drejtim të Pejës, Istogut dhe Rozhajës.
Pikërishtë në këtë shpellë ndodhi edhe njëra ndër betejat më të njohura dhe më të mëdhat në rrethinën e Podgurit të Pejës me 12 shkurt 1945. Shpella u sulmua herët në mëngjes nga dy brigada serbe, njëra që vinte nga Istogu dhe tjetra nga Peja. Kurse numri i ballistave shqiptar të gjendur në shpellë ishin vetëm 12 vetë (kjo strehë nuk mundë të zinte më shumë se 12-13 vetë). I pari që hetoj rrethimin sipas dëshmitarëve ishte Demë H. Haliti i cili bënte roje në atë natë dhe pasi lajmroi antarët e grupit të Ballistave që ishin në gjumë për rrezikun hapi edhe zjarr në drejtim të forcave ushtarake partizane. Pjestarët e tjerë të grupit të Ballistave të Rosulisë ishin: Tahir S. Berisha (më parë i burgosur politik me rreth 12 vite burg), Lash M. Berisha, Shaqir L. Berisha, Sejdi M. Haliti, Demë S. Topalli ( nga Burrnuti ), Bajram Z. Berisha, Ramush Z. Berisha, Sherif B. Husaj, Ali Pashë Boshnjaku (Pazari i Ri), Musë T. Dakaj (nga Vrella) e Rexhë H. Berisha.
Luftimet zgjatën për orë të tëra dhe ishin të rrepta, lufta frontale që u zhvillua në lagjen Haxhiaj jehoi në gjithë rrethin e Dukagjinit e më gjerë duke shtuar vullnetin në radhët e forcave nacionaliste shqiptare për vijushmërin e rezistencës kundër okupatorit serbë. Në këtë betejë nga ana e forcave balliste nuk pati as edhe një të vrarë, kurse forcat partizane serbe numëronin diku deri në 17 të vrarë. Kjo betejë që u zhvillua për jetë a vdekje ishte treguese e çartë e rezistencës së Ballistave të Rosulisë të cilët treguan aftësit luftarake që i mbizotëronin sepse shumica nga ta ishin të dëshmuar edhe gjatë kohës së okupimit të Mbretërisë Jugosllave, si: Lash M. Berisha, Tahir S. Berisha, Ramush Z. Berisha, Demë H. Haliti, Rexhë H. Berisha e Musë T. Dakaj. Por u dalluan edhe Shaqir L. Berisha asokohe vetëm 16 vjeçar e Sejdi M. Haliti të cilët ishin më të rinjt në grup por me vullnet të madh luftarak e shumë precizë në gjuajtje.
Brigada që vinte nga Peja në drejtim të lagjes Burrnuti u shpërnda menjëherë pasi edhe e kishte të pamundër ti afrohej shpellës nga gjuajtjet me mitroloz të forcave Balliste, kurse brigada partizane që vinte përmes Lugut të Dumnicës përkundër që kishte ushtar e armatim të shumtë nuk arriti me i zënë të papërgaditur Ballistat të cilët rezistuan për orë të tëra. Pas kësaj beteje ku arritën të korrin një fitore bindëse Ballistat e Rosulisë, vazhduan rrugën për në Bjeshkën e Rosulisë. Qëndresa vazhdoj edhe gjatë pranverës e verës së vitit 1945, me sulme të herë pas hershme. Në muajin shtator 1945 Ballistat e Rosulisë tashmë në numër shumë më të madh pasi ju bashkuan edhe luftëtar të tjerë, kryesisht nga rrethi i fshatrave të Kryedrinit zhvillojn betejën e Shtedimit ku arrijn përfundimisht ta shpartallojn brigadën partizane, numri i ushtarëve serbë të vrarë në këtë betejë është mbi 50 vetë. Kurse në anën e Ballistat vritet vetëm, Shaban H. Ibraj.
Pas kësaj beteje të zhvilluar në Shtedim merret edhe vendimi për tu larguar në drejtim të Greqisë, për shkak se armatimi, ushqimi, strehimi ishin vështir të siguroheshin e në anën tjetër trysnia dhe epërsia ushtarake Jugosllave ishte dominuese. Po ashtu u zgjodh Greqia si destinacion i grupit të ballistave pikërisht për faktin se pikëpamjet e tyre demokratike pas Luftës së Dytë Botërore i kishte instaluar në Ballkan vetëm ky shtet. Rruga e gjatë për në Greqi, vështirsohej edhe më shumë për ballistat nga pritat e shumta që organizonin forcat ushtarake partizane. Ndjekja këmba-këmbës vazhdoj deri në Greqi madje aksionet e fshehta të bandave partizane të cilat hynë edhe brenda në territorin e Greqisë kishin synime të çarta për likuidimin e këtij grupi atdhetarësh. Në anë tjetër edhe ata që mbetën në Kosovë u ndoqën, u burgosen e u vranë. Njëri ndër ata ishte Demë H. Haliti i cili në vitin 1956 do të burgosej ku edhe u dënua me pushkatim për shkak të veprimtarisë atdhetare dhe rezistencës së fuqishme që organizojë në vitet e 40-ta. Pas tri viteve (1959) autoritetet serbe dhe shërbimet sekrete të UDB-së së asaj kohe do ta helmojn në burgë Demë H. Halitin.
Në furnizim me armatim e municione të këtij grupi meritë të veçantë ka Haxhi A. Xhemajli, i cili në vazhdimsi ju kishte qëndruar pranë duke ju ndihmuar dhe përkrahuar në luftën dhe rezistencën e këtyre atdhetarëve deri sa aktiviteti i tij bie në syrin e autoriteteve serbe. Haxhiun e arrestojn dhe e fusin në burgun e Gurrakocit e më pastaj edhe në atë të Kullës së Sheremetit, deri kur edhe vritet në vitin 1946. Po ashtu, meritë të madhe kanë edhe Tahir S. Sylaj e Bardhec M. Brahimaj në furnizim me ushqim të grupit të ballistave. Krahas ndihmës me ushqim, roli i Tahir Fekë Brahimajt në përkrahjen, mbrojtjen, ruajtjen, kshillimin e këtij njësiti ballistësh edhe kur rrezikohej të vritej nga autoritetet serbe ishte i jazhtëzakonshëm. Tahir Feka i cili ishte edhe plaku i katunit si më i vjetri i lagjes Haxhiaj gëzonte rrespekt të madhë nga vetë ballistat si një personalitet largpamës e i ditur. Në vitet e 50-ta Tahiri për shkak të aktivitetit të tij kombëtar do të dënohej me 3 deri në 4 vite burg. Vuajtjet, përndjekjet, vrasjet, sekuestrimi i pasurisë dhe internimet nga pushteti shovenist serbë do të vazhdonin edhe ndaj antarëve të tjerë të familjes së këtyre atdhetarëve shqiptar. Lavdi, jetës dhe veprës së luftëtarëve të lirisë!
Me respekt, Dren Sh. Brahimaj – Prishtinë, 12.02.2020