Sa dyert për t’u hapur? Opozita, Tirana dhe Bashkësia ndërkombëtare përbëjnë fillimin e vështirë për Qeverinë Kurti. A është e katërta ajo që po e vë në sprovë edhe vetë egzistencën e saj?
Kryeministrit të ri dhe Qeverisë u takon e gjithë skena e zhvillimeve të brendshme edhe politikat e jashtme, por ka diçka që nuk është ekskluzivitet i vetëm atyre: Bisedimet me Serbinë në gjithë dimenzionin e tyre, pa edhe të taksës, nuk janë dhe nuk mund të jenë as detyrë dhe as e drejtë, por as edhe përgjegjësi e vetëm Qeverisë dhe Kryeministrit. Këtë mësim besoj ta ketë marrur z.Kurti në Tiranë. Nëse jo, do ta merr shpejt në Prishtinë dhe në gjithë udhëtimet e tij jashtë vendit.
Kjo gjendje e Kryeministrit Kurti duhet të jetë reflektim edhe opozitar! Të gjithë do duhej të kuptonin peshën e kohëve që po kalojmë. Koha në vetvete është e pafundme, por jo edhe për proceset që ne po kalojmë. Të vonuarit e proceseve na ka mësuar se degradon fatet e shteteve në bërje. Palestina dhe Tajlanda janë dy shembuj të cilët ia vlenë të merren në konsideratë, jo si modele për të ecur rrugën e tyre, por si realitete të vështira!
Mbetja peng brenda fjalorit të përdorur në opozitbërje mund të bëhet fatalja jonë e së nesërmes. Kapriçiot e askujt nuk mund të mbeten pengesa për përfaqësim pa kapacitete që ne disponojmë!
Edhe Bashkësia ndërkombëtare që në fillet e kësaj qeverie u bë palë rënduese. Ajo po kërkon veprim të shpejt në drejtim të heqjes së Taksës dhe mosvënjes së Reciprocitetit.
Jemi me fat…! Për ti vënë tortës qershinë në majë, rendi Kryeministri i shqiptarëve Edi Rama. Tirana kulmoi me zbritjen e Albinit në tokë, sikur do vëmendësonte Mero Baze në artikullin e tij “Dështimi për një “aleancë patriotike” nga Tirana kundër SHBA”. Dushi i ftohtë në Tiranë do duhej ta bënte Kryeministrin tonë të kuptonte se: ai- sikur shprehet miku ynë i përbashkët Xh. Bislimi. nuk u zgjodh për shkëlqimin e tij, por për interesin e përfaqësimit të vendit. Takimi, parë nga fytyrat e ngrira të Ramës dhe Kurtit duket se ka kaluar nëpër tensione, ose së paku mund të hipotezojmë se në takim ka pasur tregim të vendit ose të renndit. Këtë do ta mësojmë në të ardhmen edhe pse një gjë tashmë veç e kemi kuptuar nga takimi i tyre. Kryeministri Kurti sapo zbriti në Prishtinë në Rubikon te A.Kelmendi deklaroi ndryshimin e madh dhe tha se do bashkërendonte veprimet me Presidentin Thaqi për politikat e jashtme dhe për Dialogun. Nga kjo mund të konkludojmë se kjo duhet të ketë qenë një kërkesë sugjeruese e z.Rama të cilës iu bind z.Kurti! Nëse kjo qëndron, atëherë duhet të presim margaritarë tjerë në ditët në vijim, prej ku mund t’ia shohim fundin edhe taksës dhe fillin dialogut!
Si do që të ketë shkuar takimi, ai ishte mes vëllezërish dhe ata që të dy duhet të dinë se nuk janë aty për dëlirin e tyre, por për nevojën tonë të jemi të drejtuar e të përfaqësuar.
Shëndrrimi i Opozitës dhe Presidentit në pengje të temave kauzale për vendin duke i bërë palë me Qeverinë në menagjimin e tyre do të ishte edhe garanca e vetme se vendi do merrte kahjen e dëshiruar. Parë në pamjen reale të së sotmes raportet janë të rënduara dhe mundësitë janë të pakta.
Pse po hesht LDK-ja? Kjo derë shtesë, e mbyllur së brendshmi, duket të jetë vet partneri i koalicionit. Moskokëçarja e LDK-së për sa po ndodhë këto ditë me transformimin e gjithanshëm të z.Kurti dhe mospërfshirja në përçapjen e tij për t’u dukur rrënjësisht ndryshe na lë shijen e një pritjeje jo më pak se sa rënje qeverie. A po e pret LDK-ja këtë rënje?
Angazhimi i LDK-së në këto kohë kaq pikante të etablimit në pushtet është nulë! Dalja e Isa Mustafës nga pajtueshmëria e marrëveshur për Reciprocitetin dhe deklarimi i tij mëdyshës rrezikon ta dërgoi qeverinë drejt rënjes. Ka diçka të madhe të brendshme mes partnerëve të koalicionit e cila nuk po i lë të koordinohen. Programi qeverisës duket të jetë molla e sherrit. Paralajmërimi i Kurtit se do organizoj një mbledhje të gjatë gjithëditore ku do e harmonizojnë programin qeverisës është një vënje para aktit të kryer e tipit të viedolojërave parakoalicioniste. Pse kjo shtyrje e dhunshme populiste. A i kishte vu z.Kurti para aktit të kryer deputetët e LDK-së në seancën kur duhej të votëbesohej qeveria me projektprogramin qeverisës! Meqenëse gjërat kanë ngecur mu në këtë temë edhe na intrigojnë të hipotezojmë një të mundshme të tillë. Nëse Projektprogrami i shpërndarë në Kuvend ka qenë një dokument i orës së fundit i Vetvendosjes, heshtja e LDK-së na ngjason me votimin e kryeparlamentarit dhe bllokimin e procesit të mëpastajshëm për çka LV-së iu desh ti hante gjithë krekosjet dhe veprimet për ta kthyer gjendjen në pikën zero! Z.Konjufca e pagoi për hir të procesit! Gatishmëria vetflijuese për kapriçot e liderit nuk gjejnë gjithmonë teren të sheshtë! Por, a e mësoi këtë mësim Vetvendosja dhe z.Kurti? vështirë të thuhet se po. Atij edhe pse ia dhanë mësimin e munguar me ndarje, Molliqaj me shokë, nuk mësoi. Nuk mësoi, sepse ai nga ndarja përfitoi absolutizmin mbi partinë dhe pronësinë mbi fitoren!
Mosbesimi, i mbetur akoma, është kangjeli ku i kanë vjerrur shpresat këta partnerë të koalicionit. Nëse, sikur u pa në praktikën e Kryetarit të Parlamentit, LDK-ja lë për të kuptuar se diçka veçse ka ndodhur në këtë mes! Po cili do ishte shpagimi kësaj radhe? Nëse herën e parë LDK-së i mjaftoi poshtërimi i LV-së dhe i preku pulsin me rimarrjen e dhunshme të kryetarit të parlamentit, kësaj radhe është e vështirë të parashikohet tendenca për hisen e tepsisë. Rreziku qëndron në dështimin e koalicionit.
Opozita duhet të trajtohet në mënyrë që ajo ta përfshijë veten pa kapriçiziotetet e moskomunikimit në proces! Reflektimi i pozitës mund të konsiderohet dora e shtrirë drejt opozitës dhe kjo mund ta përfshijë atë në proces. Tirana nuk mund të bëhet palë me veprimet e unisonit armiqësor kundrejt çështjes dhe interesave shqiptare në përgjithësi. Kapriçot, dëliri dhe jokapacitetet nuk mund të mbeten kredoja pompoze e deklaratave nga gojët tashmë zyrtare të Prishtinës. Ato si të tilla, sado të duken të larta nuk shkojnë më shumë se sa një patriotizëm folklorik, dhe sot bëjnë shumë dëm.
Pa opozitën, pa Tiranën dhe pa ndërkombëtarët nuk ka zgjedhje për dialogun, dhe pa zgjedhje për dialogun nuk ka as zhvillim real të vendit. Këto tri dyer, të cilat i mbetet pushteit t’i hapë janë edhe tërësia e suksesit apo dështimit tonë!
Në fillet e këtij pushteti të ri nuk dimë saktësisht çfarë na mbetet: t’i gëzohemi; ndryshimit të Albinit dhe LV apo t’i druhemi këtij ndryshimi dhe rënjeje kaq rapide. Është e pabesueshme se si mundet me kaq lehtësi të tradhëtohen gjithë përcaktimet kauzale të një partie dhe të një lideri. Në kushtet tona politikëbërëse ky lloj përçudnimi rrezikon ta zhysë shoqërinë në pashpresë totale! Në mos në pashpresë totale të paktën në rënjen e kufijve për ta drejtuar shoqërinë në formulën KÇK (kap çka të kapësh) sikur shprehet z.Rama për krimin e kapjes!
Këtu ku ka përfunduar LV në pushtet që po lihet e vetme edhe nga LDK-ja partnere koalicioni orientimi drejt vënjes së urave me aktorët tjerë politik deri edhe me Presidentin është ogur i mirë edhe pse një fije bari për t’u kapur. Presidenti dhe opozita do ta kenë të vështirë ta ndihmojnë z.Kurti. Opozita në vetvete, por edhe me Presidentin kanë dallime të mëdha për taksën dhe shumë gjëra tjera, sikur është shkëmbimi i territoreve apo dhënja e veriiut Serbisë, Asociacioni dhe demarkimi me Malin e zi, Këto papajtueshmëri çuan ish Kryemiinistrin Haradinaj të jepte dorëheqje dhe do jetë e vështirë të njëjtësohen qëndrimet. Z. Kurti mund ta sheh fundin e vet të turpshëm nëse vendos të bëhet pre në logun e atij dallimi. Preja gjithmonë e pëson.
E gjitha kjo është pasojë e paditurisë së Albinit dhe LV për atë se çfarë në të vërtetë është politika dhe çfarë mund të determinoi skena. Të gjithë lutemi të paktën të mos dështoi kaq shpejt kryeministri i ri edhe përkundër asaj që nuk i ka mbetur asgjë identitare nga gama e kauzave me të cilat e ka ndërtuar figurën e tij. Rënja prej kullës së salltaneteve, atë e ka vënë në pozitë të vështirë! Kundërshtarët politikë mund ta lënë në vetminë e madhe ashtu sikur duket se e ka lënë edhe vet partneri i koalicionit LDK-ja! Ky do të ishte një fund jo vetëm i turpshëm, por edhe i trishtë! Alencat që mund t’i vinë për ta shpëtuar nga kjo gjendje mund të jenë të rrezikshme dhe shumë të dëmshme për të gjithë ne!
Bazuar në këtë rrezikshmëri politika jonë në krah të Albinit apo kundër tij do duhej ta kuptonte se të gjithë mund të humbim nëse Albini lihet në vetminë e tij, prej ku ai tashmë po thërret për shpëtim.
Të shumtë janë në skenën tonë dhe jo vetëm këtu të cilët duan që Kryeministri ynë i ri ta braktis jo vetëm petkun por edhe të brendshmet e tij. Kujt po i duhet një Albin i tillë? Të gjithve nga pak, LDK-së më së shumti! Heshtja abstenuese në skenë, LDK-në e bënë pasagjer në pritje dështimi. Pritshmëritë që ajo mund të ketë për rënjen e kësaj qeverie e shtyjnë të qëndroj larg jo vetëm opinionit, por edhe zhvilimeve. Duke mos u bërë e gjallë në krah të Kryeministrit dhe partnerit në këtë fillimkohë, kur gjithçka po i rrënohet mbi kokë pikërisht Kryeministrit, ajo po e përsëritë veten e paszgjedhjes së z. Konjufca kryeparlamentar. Çfarë në të vërtetë po kërkon LDK me heshtjen e saj?
Fillim i vështirë dhe dyer të mbyllura mund t’i quanim kohët që po kalojmë. Kryeministri shqiptar z.Rama dhe vetmia e akullt duket se e kanë bërë Kryeministrin Kurti të ndryshoj tërësisht kurs. Ai sot po kërkon atë që nuk e ofroi në 15 vitet e qenësisë së tij në skenën politike, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin për të harmonizuar qëndrimet e veprimet për çështjet e mëdha.
Për fund mund të themi LV dhe Kryeministri Kurti qenë të dënuar të vinin në pakohën e tyre!