Në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit të Lartë Financiar, në të cilën morën pjesë komisioni dhe menaxhmenti i kësaj kompanie.
Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KUR”Prishtina” sh.a., z. Ilir Abdullahu do të ushtrojë detyrën e UD të kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, deri në zgjedhjen e kryeshefit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregullt sipas ligjeve në fuqi.
Ua kujtojmë se z. Gjelosh Vataj deri më tash ishte Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë.
Ndërsa, UD i Zyrtarit Kryesor Financiar i KUR”Prishtina” është emëruar z. Sokol Duraku , në vend të z. Selatin Retkoceri .