Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -II- rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me datë 20.02.2020. ( e Enjte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në zyrën e konferencave tek objekti i ri i Komunës së Vitisë. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:
R e n d d i t e
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e pare e Komitetit për Politikë dhe Financa.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Trungun e Bungbutës (quercus pubescens) në Zhiti të Vitisë, si monument i natyrës.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbrojtjen e vlerës së natyrës: burimi i ujit termomineral në Ballancë të Vitisë si monument i natyrës.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Trungjet e Qarrit (quercus cerris) në Binçë të Vitisë, si monument i natyrës.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Trungun e Qarrit (quercus cerris) në Gërmovë të Vitisë si monument i natyrës.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Pylli i Mllakes (quercus sp.) në Sllatinë të Epërme të Vitisë, si monument i natyrës.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Kompleksi i Trungjeve të Dushkut (quercus sp.) në Sllatinë të Poshtme të Vitisë, si monument i natyrës.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbrojtjen e vlerës së natyrës: Guri i Blinave në Gjylekar të Vitisë si monument i natyrës
-
Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit për komunitete për vitin 2020.
-
Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje për vitin 2020, dhe raporti i punës së këtij komitetit për vitin 2019.
-
Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit për Arsim, Kultur, Rini dhe Sport për vitin 2020.
-
Informatë nga zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2019.
-
Raport pune nga Zyra e Personelit për periudhën Janar-Dhjetor 2019.