Në vigjilje të festës së “17 Shkurtit”, DKA në bashkëpunim me DKRS në Deçan, organizuan gara në recitim në nivel komunal. Fillimisht u bë promovimi i revistës “Tradita” botuar nga SHFMU “Isa Boletini”, Isniq. Fillimisht drejtori i shkollës Shaban Mehmetaj i njoftoj të pranishmit për rendësin e revistës dhe mundësitë që të botohen shkrimet nga vetë nxënësit e shkollës. Mehmetaj ju dhuroj të pranishmëve nga një revistë dhe inkurajoj kolegët e vetë që ta ndjekin shembullin e tij. Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj ju uroj dymbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë të pranishmëve edhe në emër të Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj. I uroj nxënësit garues për sukseset e treguara në shkollat e tyre dhe fituesit e kësaj gare që ishin shembullorë në prezantimet e tyre. Gjithashtu i njoftoj fituesit nga të gjitha garat e mbajtura dhe që do të mbahen në nivel komunal dhe më gjerë, mirënjohjet do tu ndahen më rastin e Ditës së Çlirimit të Deçanit – 16 Qershor. Juria në përzgjedhjen e fituesve ishte e përbërë nga, Profesori në pension Bajram Tafa, publicisti, shkrimtari deçanas Ali Gecaj, Profesori i Gjuhës Shqipe Lan Hyla dhe zëdhënësja e Komunës se Deçanit Yllarta Thaqi.
Nxënësit fitues janë:
Cikli fillor
-
Ilirida Krasniqi, klasa IV, SHFMU “Rexhep Kadrijaj” vendi parë
-
Loresa Lokaj, klasa IV, SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” vendi dytë
Cikli i mesëm i ulët
-
Lorena Dabiqaj, klasa IX “Sylejman Vokshi”, vendi parë
-
Diona Aliçkaj, klasa IX “Maxhun Çekaj”, vendi dytë
-
Filize Kadrijaj, klasa IX “Lidhja e Prizrenit”, vendi i tretë
-
Melisa Tahiraj, klasa VI “Bajram Curri”, vendi katërt
-
Elita Ahmataj, klasa IX “Isa Boletini”, vendi pestë