Shërbimi Korrektues i Kosovës, është vlerësuar si institucioni më i mirë në rajon sa i përket trajtimit të privuarve nga liria në Kosovë, kushtet fizike të vendosjes së tyre dhe ushqimi për të burgosurit. Ky vlerësim ka ardhur pas monitorimit të SHKK-së nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe organizatave tjera monitoruese si QKMRT-së dhe Institucioni i Avokatit të Popullit. KMDLNJ përmes problemeve të identifikuara dhe rekomandimeve, çdo herë ka kontribuar në ngritjen e cilësisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës, shërbim ky me rëndësi të madhe për Kosovën. Monitorimi i SHKK-së nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, bëhet që nga përfundimi i luftës, përkatësisht në qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …