I dërguari i posaçëm i kryetarit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është bërë falë direktivave të qarta të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në një postim në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjeve e cila u bë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Grenell ka thënë se brenda katër muajve kanë arritur t’i nënshkruajnë tri marrëveshje. “Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tri marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …