Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën mes autoriteteve të Kosovës dhe asaj serbe. Oda Amerikane beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend. “Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do të e përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit, e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike”, është theksuar në njoftimin për media të Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …