Nënkryetarja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar për mediet se pas bojkotimit të Kuvendit opozita do të organizohet në terren, për t’i dhënë fund këtij regjimi. Sipas saj, protesta e 26 marsit do të jetë më e madhe që është organizuar ndonjëherë në Prishtinë, përderisa kundërshtimi opozitar do të vazhdojë deri në rënien e Qeverisë. Shefja e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se trajtimi fyes, i padrejtë dhe çnjerëzor ndaj deputetëve të opozitës, të cilët kishin guximin të viheshin në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, janë disa nga arsyet pse konsiderojnë se legjislativi e ka humbur legjitimitetin dhe se opozita nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e tij. Protestat paqësore, do të vazhdojë deri në rënie të Qeverisë, sepse Kosova është vend demokratik, është Evropë dhe ngufatja e tillë nuk mund të zgjasë, ka thënë për mediet nënkryetarja e AAK-së, Donikë Kadaj-Bujupi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …