NISMA

Nisma sot zbulon publikisht skandale të keqpërdorimeve nga Kuvendi dhe disa institucione

Nisma për Kosovën ka thirrur sot një konferencë për medie, me qëllim për të zbuluar një skandal të Kuvendit të Kosovës, që përfshinë Ministrinë e Financave së bashku me Presidencën dhe që ka të bëjë me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. “Nisma për Kosovën thërret konferencë për medie, (Tema: skandali i Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë), i zbuluar nga NISMA për Kosovën”, thuhet në njoftim. Në këtë skandal janë të përfshirë Ministria e Financave, Kuvendi, Kryetari i Kuvendit, Administrata e Kuvendit dhe Presidenca. “Nisma për Kosovën ka bërë gati të gjitha dëshmitë që do t’u përcillen medieve të interesuara. Konferenca do të mbahet sot në orën 14:00, në selinë qendrore të Nisma për Kosovën, në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …