Përveç rreth 26 mijë veteranëve, të cilët kanë qenë të verifikuar në listat paraprake të shtatë zonave operative të UÇK-së, Shtabit dhe njësive vatrëse, tani do t iu shtohen edhe shumë veteranë të tjerë, të cilëve statusi u është njohur pas ankesave. Ende nuk dihet numri i ankesave të veteranëve, që kanë fituar statusin nga gjithsej 22 mijë sa ishin pranuar nga Komisioni Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve, pjesëmarrësve dhe të internuarve të UÇK-së. Përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bëjnë të ditur se Komisioni Qeveritar janë ka shqyrtuar deri tani rreth 99 për qind e të gjitha ankesave të pranuara. Komisionin pret që publikimi i emrave të bëhet brenda këtij muaji.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …