Nexhat Llumnica

Nexhat Llumnica: Reagimi për Largimin nga puna jashtëligjshëm të Sindikalistit të KEDS-it z.Rashit Gashi

Punëmarrës të nderuar, çdo ditë e më shumë të drejtat e punëtorëve po shkelen, madje kohëve të fundit aktivistë sindikal largohen nga puna prej pronarëve të kompanive siç ndodhi më herët në Aeroportin e prishtinës, nga sot kemi edhe kryesindikalistin e KEDS-it z. Rashit Gashi pa punë vetëm së ishte i zëshëm në mbrojtje të drejtave dhe lirive themelore të punëtorëve të kësaj kompanie.

Edhe pse me ligjin për organizim sindikal përfaqësuesi sindikal ka imunitet dhe nuk mund të hapet procedur disiplinore, nuk mund të ulët në pozitë e aq më pak të Largohet nga puna!

Të ndëruar Sindikalistë të KEDS-it nuk ka asgjë më keq çfarë të ju ndodhë sesa të ju dëbojnë nga puna si përfaqësues, pra një koleg tuajin.

 Shtrohet pytje çfarë mbrojtje e të drejtave të punëtorëve pritet nga ju nëse  nuk mund ta mbroni sekretarin e përgjithshëm të Sindikatës tuaj?

Prandaj ju sygjerojë që nëse nuk jeni edhe ju pjesë përbërëse e këtij akti qyqar të menaxhmentit të KEDS-it të thirsni të gjithë punëtorët në Protesta, ashtu siç ka vepruar Rashiti për protestat e organizuara për ngritjen e pagave për të gjithë punëtorët.

z.Rashit Gashi ju nuk keni pse të shqetësoheni sepse nuk ka vepër më të madhe patriotike sesa të sfidoheni për interesat e punëmarrësve, por mbetet të shihet sa do të sfidohen kolegët tuaj nga Sindikata Elektrokosova.

(Nexhat Llumnica Nenkryetari Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës).

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …