Tri ligje e disa rregullore i ka shkelur Ministria e Infrastrukturës kur ka vendosur të hapë tenderin 110 milionë euro për autostradën e Gjilanit. Zyra ligjore e Zyrës së kryeministrit të Kosovës të premten ka nxjerrë opinion ligjor për hapjen e këtij tenderi 2 javë para se ish-ministri Pal Lekaj të përfundonte mandatin. Opinioni rekomandon anulimin e tenderit. Mbi bazën e këtij opinioni, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i ka kërkuar sekretarit të kësaj ministrie, Betim Reçica që ta anulojë këtë procedurë tenderimi, duke i dhënë afat vetëm katër ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …