Në një reagim të deputetit Veton Berisha thuhet se si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës. Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga. Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njeriu, apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!?? Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!! Fillimi nuk po duket i mirë!!! ka shkruar Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës.
