Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur bindjen se pushteti lokal në Burim, ish-Istog, karakterizohet nga shumë probleme serioze, siç janë korrupsioni, nepotizmi, ndikimi partiak në institucioneve publike dhe sidomos mungesa e transparencës dhe llogaridhënies. Ky subjekt politik, thotë se pushteti i lokal i LDK-së në Istog sikurse ai qendror është shndërruar në një instrument të pushtetarëve për t’u pasuruar dhe për t’i punësuar militantët e partive dhe familjaret e tyre. Lëvizja Vetëvendosje për gjatë këtyre dy viteve që është pjesë e asamblesë Komunale të Istogut ka artikuluar dhe ka ngritur shumë shqetësime e problem të Komunës së Istogut duke u përpjekur për më shumë transparencë e llogaridhënie, për më shumë drejtësi e barazi. Por Pushteti i Haki Rugovës është treguar i papërgjegjshëm përball opozitës në Istog dhe përball qytetarëve dhe interesi publikë të Komunës tonë. Një nga problemet me mungesën e transparencës është edhe menaxhimi i pasurisë publike dhe kontratat e dëmshme në formë anti-ligjore që pushtetit dyshohet që i ka bërë me palët tjera private”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …