Policia konfirmon se është hedhur koktej molotovi në drejtim të ndërtesës Presidenciale

Policia konfirmon se është hedhur koktej molotovi në drejtim të ndërtesës Presidenciale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, rreth orës 4:00 të mëngjesit  është raportuar se disa persona të dyshuar e të maskuar kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të ndërtesës Presidenciale. Ata pas hedhjes se “molotovit” dyshohet se janë larguar në drejtim të rrugës Agim Ramadani me një veturë ngjyrë të bardhë. Fillimisht  thuhet se me gurë e kanë thyer xhamin e dritares ku kanë bërë përpjekje  ta hedhin shishen e molotovit, por nuk kanë arritur pasi qe shishja është goditur për  muri ku shihet një sipërfaqe e murit rreth një metër e nxirë me rastin e thyerjes dhe  derivatet janë djegur në atë pjesë të murit, shpjegon Policia e Kosovës.  Njësia policore ka dalë menjëherë në vendngjarje,  Nuk raportohet për persona te lënduar. Rasti është iniciuar dhe dedikuar njësisë se hetimeve për procedura te mëtutjeshme dhe kryerje te hetimeve intensive, për zbulimin dhe arrestimin e personave te dyshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …