Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi për 12 vjetorin e pavarësisë nga kryetari i Italisë, Sergio Mattarella. Në letrën e tij, ai shkruan se Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian. “Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën. Në një kontekst të tillë është thelbësor – edhe në kuadër të stabilitetit rajonal – procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit i lehtësuar nga BE-ja, që Italia e mbështet me bindje”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …