Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku e ka quajtur skandaloz reagimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me sulmin mbi zyrat e Presidencës. Etiketimi i “përfaqësuesve politik”, me aludimin e qartë në subjekte të caktuara politike, ka dy qëllime: përfitimin politiko-partiak nga dhuna e ushtruar apo fshehja e kryesve të këtyre akteve! Qeveria (përmes organeve të saj) e ka për detyrë t’i zbulojë aktorët dhe t’i zbardhë motivet e jo paaftësinë e vet ta fsheh duke i etiketuar të tjerët! Çka nëse “në fund të ditës” del se një qendër e dirigjuar nga Serbia ka tentuar t’i shfrytëzojë rrethanat e krijuara pozitë-opozitë për ta destabilizuar Kosovën?!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …