Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz për nder të vjetorit të 12 të pavarësisë së Kosovës. “Bashkë me kryetaren e Kuvendit, ministra dhe deputetë, erdhëm sot këtu në Prekaz, në këtë kryeqytetin e kryengritjes, e atdhedashurisë për liri e të qëndresës së popullit tonë për të kujtuar e nderuar familjen Jashari. 59 persona të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet sikur Epopeja e UÇK-së. Në 12 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë i kujtojmë me mall e me pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
