Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me komunën e Drenasit, OVL te UÇK-së e qytetarë, bënë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në nderim të luftës e heroizmit të familjes Jashari.
Me këtë rast kryetari Jashari ka deklaruar se tani duhet të jemi të bashkuar për ta fuqizuar shtetin tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë!
Po ashtu nderime dhe homazhe në nderim të luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është bërë edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.