Mirëmbahen rrugët në Segmentin Nacional dhe Regjional

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët në lidhje me gjendjen e rrugëve  gjatë ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të shiut.

Probleme me ujera ka ende në rrugën Nacionale N2, segmenti Ferizaj deri tek udhëkryqi në drejtim të Janjevës, në lokacionin Babush dhe tek kolegji “ Mehmet Akif “. Në këto dy lokacione ka ende ujë, në njërën pjesë të shiritit qarkullues, sasia e ujit është në rënje, kompania e mirëmbajtjes është duke intervenuar dhe ka bërë sinjalizimin e nevojshëm. Shipashnicë e epërme-Desivojcë ku vazhdimisht kemi shembje  te gurëve dhe dheut e cila është e hapur për komunikacion por me rrezik nga shembjet eventuale të gurëve të mëdhenj. Kontraktuesi është në gatishmëri për çdo lloj intervenimi. Rrëshqitjet të cilat janë paraqitur në autostradën “Ibrahim Rugova“ janë duke u menaxhuar në kuadër të kompanive të mirëmbajtjes. Në rrugët tjera nuk ka probleme të theksuara, ka erodime për shkak të reshjeve të mëdha, mirëpo kompanitë e mirëmbajtjes janë në gatishmëri dhe intervenojnë sipas nevojës. Në të gjitha regjionet, kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari 24 orë, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …