Analisti amerikan dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, vlerëson se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta ndryshojë qasjen e Kosovës ndaj Serbisë. Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se nuk ka shumë vende të cilat kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre. I pyetur nëse ky është viti në të cilin Kosova do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, Interpolit dhe UNESCO-s, Serveri tha se kjo është e paqartë duke pasur parasysh kundërshtimin e Serbisë dhe Rusisë. Serwer përmend korrupsionin si një nga problemet më të mëdha në Kosovën bashkëkohore, me të cilin, siç thotë ai, po përballen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …