Pas një sëmundje të rëndë, sot në orët e hershme ka vdekur veprimtari, Nysret Krasniqi - Teti

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot në një spital të Zürich-ut, është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Nysret Krasniqi

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot në orët e hershme, në spitalin universitar të Zürich-ut, është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtar, Nysret Krasniqi. Ai  ishte gjeneratë e rinisë kryengritëse të vitit 1981 duke qenë aktiv në të gjitha proceset çlirimtare nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar. Ka marrë pjesë në organizimin e  demonstratave të punëtorëve të Kombinatit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, ku kishte punuar në sektorin e gjeodezisë. Nysreti i takon qarkut të veprimtarëve dhe bashkëpunëtorëve të heroit Afrim Zhitia. Në vitin 1989 ka qenë i detyruar të emigrojë në Zvicër, meqë ndiqej nga regjimi. Veprimtaria patriotike e Nysret Krasniqit vazhdon edhe në mërgim, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet në dobi të lirisë dhe çlirimit të Kosovës që ka organizuar mërgata në Zvicër dhe Europë.   Edhe pse ishte veteran i luftës çlirimtare, nuk aplikoi për statusin e veteranit, sepse i dukej se po i bëhej barrë buxhetit të Kosovës. Nysreti la pas vetës bashkëshorten dhe katër fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …