Prej teje mësova që fëmijë dashurinë për lirinë. Në qytetin tim të vogë që u bë prehër i madh.Pë ty kujtimet më të forta i ruaj në qendër të zemrës e i takoj shpesh sa herë shkoj në Kukës, sa herë fryjnë mbi ballin tënd erërat e mallit. Më merr malli për fëmijërinë time kur ne jetuam së bashku, sa mirë ishim dhe pse ishte kohë lufte, pritjeje.
E kujtoj gjithmonë atë pranverë që celi lirinë tënde. Sot Kosovë, a po lodhesh Kosovë, bija ime e mundueme, e rritur pa gjirin e nanës, por me vajin e saj mbete gjallë. Kosovë flas shpesh për ty, e më rri në mendime si dashuria të cilës s’kisha kurrë me i ik, as me ju trembë, ti je dashuria e çdo indi ku flenë trimat. Me të dashtë ty duhet guxim, po aq guxim sa me të pa buzëqeshjen e lirshme në shtatin tënd të bukur.
Kosovë a mundesh më e fortë me u bë nesër, po mundesh, kur varret lule kanë me lulëzue për sytë e fëmijeve që gezojnë sot. Ti na mësove çfarë arome të rëndë ka liria, të mbërthen shpirtin e nuk t’a zëvendëson asgjë. Me ty nisën udhëtimet tona më të bukura, të pafundme, të pandashme. Kosovë të dua si para njëzet vitesh kur të dashurova me sy fëmije.