Gjithmonë i pa pajtuar me qyqarllekun dhe mjerimin e Rugovës, Albin Kurti u “shtrëngua” të shkonte e të përulej me “nderim” të varri i “kryetarit historik” të LDK-së, Ibrahim Rugova! Ta zëmë se u zu ngushtë nga partneri i pazëvendësueshëm i koalicionit dhe shkoi… Asaj “historisë” se LDK-së e t137 titisteve për “bëmat” e Rugovës nuk i besojnë as vetë ata që e kanë shpikur dhe e propagandojnë, e lere me të tjerët. Them që edhe Albini ka aq mençuri, dije e dinjitet sa për ta kuptuar se “ikona” Ibrahim Rugova është ikonë veç për Vjosen, Isen e grupin e tyre, që po përpiqen ta mbajnë këtë “ikonë” sa të “prodhojë” vota dhe sa për t’i gënjyer elektoratin e tyre, sepse s’kanë as histori dhe as filozofi politike e program qeverisës për të konkurruar në zgjedhje… Por, Albini, meqë s’paska patur qare pa shkuar të ai varr (edhe për hatrin e pjesës se tij në LVV! e ne qeveri !!) të paktën të kërkonte që edhe të ai varr i Rugovës të vendosej Flamuri ynë kuq e zi, sepse po i bie që jo vetëm qe ai e ka mohuar Flamurin tonë, por po e mohojnë (derisa nuk e vendosin) edhe pasuesit e tij, partneret e Albinit!… Prandaj, nuk do të duhej të shkonte!
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra
Një përshkrim i asaj çfarë ka në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …