BULLIZMI BAZUAR NË ASPEKTIN SOCIO-EKONOMIK, VENDNDODHJEN DHE TIPINE SHKOLLAVE
OECD në testimin e vet ka pyetur nxënësit e testuar edhe për aspektet socio-ekonomike,vendndodhjen dhe tipin e shkollës. Pra OECD është përpjekur të hetojë dhe të vë në pah se në ç’baza, bazuar në aspektet që i përmenda, ndodhë dhe përhapet ngacmimi në shkollë. Më poshtë do t’i analizojmë të dhënat e përmendura që të shohim se në çmasë ndikojnë faktorët e ndryshëm në përhapjen e bullizmit nëpër shkollat tona.
Bazuar në gjendjen socio ekonomike të nxënësve dhe shkollave, sipas përgjigjeve të dhëna nga nxënësit, mund të konstatojmë se sa më e ngritur të jetë shkolla dhe nxënësit në aspektin socio-ekonomik, aq më e paktë është shfaqja e ngacmimeve tek nxënësit. Sipas të dhënave që do t’i paraqesim në tabelën e mëposhtme:
Profili socio-ekonomik i shkollës dhe bullizmi | |||||||||||
Shkollat jo të avancuara në aspektin socio ekonomik | Shkollat mesatare në aspektin socio ekonomik | Shkollat avancuara në aspektin socio ekonomik | Diferenca
Shkollat e varfra – shkollat e pasura |
||||||||
% | Gabimi standard | % | Gabimi standard | % | Gabimi standard | % dif. | Gabimi standard | ||||
35’2 | (2’0) | 33’1 | (1’0) | 26’3 | (1’6) | -8’9 | (2’6) |
Mund të shihet se përhapja e nxënësve që kanë përjetuar ndonjë lloj të ngacmimit së paku disa herë në muaj është më a madhe në shkollat që vijnë nga viset që socio-ekonomikisht qëndrojnë më keq në krahasim me shkollat tjera. Gjithashtu me një ndryshim të vogël, kjo normë vije dhe zvogëlohet për një masë të vogël në shkollat që konsiderohen mesatare, ku përqindja është 33.1% ndërsa që përqindja zvogëlohet dukshëm në shkollat me gjendje më të mirë socio-ekonomike. Kjo tregon se faktori i statusit pasuror dhe statusit social ndikon në mënyrë të vërejtshme në prirjen e nxënësve për të ngacmuar bashkë moshatarët e tyre apo për t’u ngacmuar nga të tjerët.
Edhe aspekti i vendndodhjes së shkollave është një faktor që ndikon në incidencën e shfaqjes së bullizmit në mes të nxënësve. Në këtë kuptim, sipas asaj që kanë dhënë nxënësit si përgjigje në testin e PISA-s, mund të kuptojmë se në shkollat e viseve rurale e më pak të urbanizuara tendenca për ngacmim në shkollë është më e madhe. Po kështu kjo tendencë shënon një ulje të vogël në vendbanimet që mund të përkufizohen si fshatra tëurbanizuara dhe qytete deri në 100 000 banorë. Krejt në fund, mund të shihet se shkollat urbane, pra vendbanimet me më shumë se 100000 banorë, paraqitjet e ngacmimeve kanë incidencë më të vogël të shfaqjes. Sipas të dhënave të mbledhura, në shkollat e fshatrave (3000 dhe më shumë banorë) kanë ndodhur pjesa më e madhe e ngacmimeve për muaj me gjithsej 33.9%. Kjo përqindje, në mënyrë të lehtë, bie në vendbanimet e urbanizuara (nga 3000 deri në 100000 banorë) dhe arrin masën 32.1% derisa, në qytetet e mëdha (mbi 100 000 banorë), përqindja bie tutje deri në 29.2%.Nga e tërë kjo mund të shohim se diferenca fshat – qytet është -4.6% që në fokusin e përgjithshëm nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë në përcaktimin e arsyeve dhe rrethanave.
Dua të ceki se edhe pse nxënësit në testimin e tyre janë pyetur edhe nëse shkolla e tyre është publike apo private, pjesa më e madhe e tyre kanë dhënë përgjigje se janë nga shkollat publike, për këtë arsye është e pamundur të nxirren të dhëna nëse ka ndonjë ndryshim në mes shkollave të tipave të ndryshëm në shfaqjen e ngacmimit (bullizmit). Sigurisht duke e ditur proporcionin shkollë publike- shkollë private, cilado përqindje nuk do të kishte rendësi shpjeguese dhe analitike.
REZULTATI I TESTIT DHE GJENDJA SOCIOEKONOMIKE E SHKOLLËS KARRSHI INCIDENCËS SË SHFAQEJES SË NGACMIMIT
Duke e ditur faktin se pjesa më e madhe e nxënësve që keqtrajtohen apo ngacmohen në mënyra të ndryshme në shkollë, zakonisht janë nxënës me sukses jo të mirë në mësime, OECD, në testimin e saj është fokusuar për të parë se cili është niveli i arritshmërisë në lexim i nxënësve të cilët ngacmohen në shkollë. Është marrë për bazë vetëm arritshmëria në lexim sepse ky faktor paraqet më së mirë përformancën e përgjithshme të nxënësve në shkollë. Pa i marrë parasysh origjinën e shkollës dhe të nxënësit,është konstatuar se nxënësit që kanë 17 dhe më shumë pikë me pak se mesatarja në test, zakonisht janë masa mëe ngacmuar në shkollë.
Meqenëse është marrë parasysh vetëm numri i nxënësve që janë ngacmuar ‘së paku disa herë gjatë muajit’ atëherë rezultate tregojnë se nxënësit që kanë përjetuar‘cilindo lloj të ngacmimit’ zakonisht kanë performancë më të dobët në lexim (para dhe pasi janë marrë për bazë kushtet ekonomiko-sociale) për -29,respektivisht -25 pikë.
Nxënësit që‘janë anashkaluar apo janë lënë pas dore me qëllim’(para dhe pasi janë marrë për bazë kushtet ekonomiko-sociale) kanë manifestuar sukses me të dobët se nxënësit e pa ngacmuar për -18 respektivisht -14 pikë.
Me rezultat të theksuar më të dobët në lexim kaq ndalur fëmijët të cilët në testin e PISA janë deklaruar se ‘përqeshen nga bashkëmoshatarët e tyre’. Sipas rezultateve të evidentuara nga OECD del se ky grup i nxënësve, varësisht nga tipi i shkollës prej nga vijnë, çalojnë në rezultatin e leximit nga -35 për grupin e pare deri në -31 për grupin e dytë të nxënësve. Gjithashtu edhe nxënësit që ‘kërcënohen disa herë në muaj’ kanë rezultuar se janë më të dobët në lexim për -48, respektivisht -42 pikë.
Po kështu nxënësit të cilëve iu rrëmbehen apo iu shkatërrohen sendet personale dukshëm janë më të dobët së nxënësit të cilët nuk kanë deklaruar se iu janë nënshtruar ndonjë lloji të bullizmit. Këta nxënës në lexim kanë fituar më pak pikë në masën -48 (për nxënësit më të varfër apo që vijnë nga shkolla më të varfra), respektivisht -42 pikë nxënësit që vijnë nga shtresat më të avancuar ekonomiko-sociale apo vijojnë mësimet në shkolla më të avancuara socio-ekonomikisht.
Aspak më ndryshe nuk qëndrojnë as nxënësit të cilët janë deklaruar se ‘janë rrahur apo janë keqtrajtuar fizikisht’ nga moshatarët e tyre. Këta nxënës janë më të dobët për -48 pikë (grupi i parë i shkollave) apo për -42 pikë (grupi i dytë i shkollave). Nxënësit që kanë përjetuar që ndaj tyre janë shënuar ‘fyerje verbale apo janë ngritur thashetheme të ndyta”gjithashtu janë më të dobët në mësime. Ata kanë dalur më të dobët për -40 deri -35 varësisht nga klasifikimi socio-ekonomik i tyre apo i shkollova ku i vijojnë mësimet.
STATUSI SOCIOEKONOMIK I SHKOLLËS DHE ARRITJET MESATARE TË NXËNSVE QË IU NËNSHKTROHEN LLOJEVE TË NDRYSHME TË NGACMIMIEVE
Për ta hulumtuar ndikimin a faktorit socio ekonomik të shkollës (shkollat që kanë status socio ekonomik më të mire dhe më të dobët) në të arriturat mesatare të nxënësve që iu nënshtrohen ngacmimeve të klasifikuara nga OECD, kjo organizatë ka krijuar një variabël me të cilën i krahason shkollat sipas kriterit të renditjes kualitative ‘çereku i epërm-shkollat e renditura ne krye te listës për nga gjendja e mirë socioekonomike’ (ÇE) dhe ‘çereku i poshtëm- shkollat që qëndrojnë keq në aspektin socio-ekonomik’ (ÇP)d.m.th. se janë krahasuar arritjet mesatare të nxënësve të ngacmuar në mes të 25% të shkollave që janë radhitur më së poshtmi dhe 25% të shkollave që, në rangimin socio ekonomik,janë radhitur në 25%-shin e epërm të radhitjes së shkollave. Në këtë‘ aspekt mesatarja e pikëve të arritura në lexim nga fëmijët e ngacmuar me ‘çfarëdo ngacmimi’ nga nxënësit e shkollave tëÇPështë388 ndërsa e nxënësve të shkollave nga ÇE është322 pikë ndërsa që diferenca në mes të të dyja mesatareve është-65. Po kështu edhe mesatarja e nxënësve të shkollave ÇP dhe shkolla të ÇE që‘ndihen të lënë anash qëllimshëm’është373 kundruall 334 me një diferencë prej -39 pikësh. Edhe nxënësit që‘ndihen të përqeshur‘në ÇP dhe ÇE kanë mesatare prej 365 dhe 328 me një diferencë prej-37 pikësh. po kështu të kërcënuarit në ÇP kanë mesatare prej 375 karshi të atyre të ÇE që kanë arritur mesatare prej 321. Diferenca e pikëve mes këtyre dy grupeve është-54.
Grupi i nxënësve të cilëve‘iu merren apo iu shkatërrohen gjërat personale’,varësisht se a i përkasin ÇP apo ÇE kanë shënuar mesatare prej 378pikëshrespektivisht 325 ndërsa që diferenca mes tyre është-53 pikë. Edhe nxënësit që‘rrihen apo keqtrajtohen fizikisht’ kanë mesatare prej376 në ÇP apo 320 në ÇE ndërsa diferenca e tyre është-56. Te grupi ndaj të cilëve ‘përhapen thashetheme dhe fjalë të këqija’ mesatarja në pikë është ÇP 385 dhe ÇE 324 kurse diferenca mes tyre është -61.
Nga ajo që shihet në grafikon, për çudi është vërejtur se nxënësit e ngacmuar e që vijnë nga shkollat e çerekut të poshtëm të radhitjes socio-ekonomike të shkollave, duket se kanë shënuar rezultate më të larta në testin e leximit krahasuar me moshatarët e tyre nga shkollat e çerekut të epërm të radhitjes socio-ekonomike të shkollave. Kjo tregon se nxënësit e varfër që keqtrajtohen dhe ngacmohen në shkollë,për diferenca që kapin përqindje deri në30%, janë më të mirë në lexim se nxënësit e pasur që kanë pësuar keqtrajtime të llojeve të ndryshme. Ky është një fenomen interesant i cili duhet t’i bëjë pedagogët dhe sociologët por edhe psikologët të merren me arsyet e një diference të tillë në mësime. Njëri ndër faktorët mund të jetë sociologjik dhe kjo mund të ketë të bëjë- ma atë se prindërit mund t’i përdorin lidhjet dhe statusin e tyre social që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkolla më të zgjedhura apo që qëndrojnë më mirë por, siç shihet, kjo gjë nuk ka ndihmuar në suksesin e nxënësve. Tjetër fakt mund të jetë edhe ambienti i padurueshëm shoqëror që mund të krijohet për këta nxënës duke e marrë parasysh statusin e shkollës dhe profilin familjar të nxënësve. Për ta pasur më të çartë se si qëndron problematika e shtjelluar më lartë, po sjellim paraqitjen grafike të aspekti të testit të OECD-së:
ÇP | ÇE | Diferenca ÇE -ÇP | |
I nënshtrohem cilitdo akt të ngacmimit; | 387 | 322 | 65 |
Më lënë anash qëllimshëm; | 373 | 334 | 39 |
Përqeshëm nga shokët e klasës; | 365 | 328 | 37 |
Kërcënohem nga të tjerët; | 375 | 321 | 54 |
Nxënësit tjerë m’i marrin gjerat e mia personale apo i shkatërrojnë ato; . | 378 | 325 | 53 |
Jam rrahur apo gjuajtur anash nga nxënësit e tjerë; | 376 | 320 | 56 |
Të tjerët përhapin thashetheme e fjalë të këqija për mua | 385 | 324 | 61 |
DISA ASPEKTE TË TJERA TË ANALIZIMIT TË BULLIZMIT NË SHKOLLAT E KOSOVËS
OECD gjatë testimin ka bërë përpjekje që t’i nxjerr edhe një varg faktorësh të cilët kanë të bëjnë me ngacmimet në shkollë por edhe me ndikimin në rezultatet mësimore të këtij fenomeni. Në lidhje me këtë drejtorëve të shkollave iu janë bërë dy pyetje qëllimi i të cilave ka qenë që të konstatohet cili është niveli i pengimit të procesit mësimor nga nxënësit që kryejnë lloje të ndryshme të bullizmit ndaj moshatarëve të tyre. Qëllimi i pyetjeve kishte të bënte te konstatoj se cili është perceptimi i drejtorëve në lidhje me ndikimin e pengimit të procesit mësimor që e shkaktojnë nxënësit që kryejnë akte ngacmimi apo frikësimi. Pyetjet kanë pasur për qëllimtë konstatojnë numrin e përgjithshëm të nxënësve në shkollat në të cilat drejtori është përgjigjur se nxënësit që ngacmojnë dhe frikësojnë e pengojnë procesin mësimor. Ta shohim tabelën e numrit të përgjithshme të nxënësve nëpër shkollat ku drejtorët kanë dhënë përgjigje të ndryshme në lidhje me nivelin e pengimit të procesit mësimor:
Përqindja e përgjithshme nxënësve në shkolla, drejtori i të cilave raportoi se mësimi pengohet në masën vijuese nga nxënësit që i frikësojnë ose i ngacmojnë nxënësit e tjerë | |||||||||||
Aspak | Shumë pak | Deri në një farë mase | Shumë | ||||||||
% | S.E. | % | S.E. | % | S.E. | % | S.E. | ||||
39’4 | (1’5) | 53’4 | (1’7) | 1’5 | (0’7) | 5’8 | (0’9) |
Siç shihet në shkollat ku drejtorët kanë menduar se nxënësit që kryejnë akte ngacmimi dhe frikësimi nuk ndikojnë fare në procesin mësimor mësimet i zhvillojnë 39.4 të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Në shkollat ku mësojnë 53.4% të numrit të përgjithshëm të nxënësve, sipas deklarimet e drejtorëve, pengimi i mësimit nga nxënësit bullista vërehet shumë pak. Drejtorët e shkollave ku i vijojnë 1.5% e të të gjithë nxënësve kanë deklaruar se mësimi ndikohet në masë të theksuar nga nxënësit qe kryejnë akte të frikësimit e të ngacmimit. Ndikimi i bullizmit në pengimin e procesit mësimor, sipas drejtorëve, ndodhë në shkollat ku i vijojnë mësimet 5.8% të nxënësve.
Në tabelën tjetër do të shohim se cila është përqindja e nxënësve të frikësuar apo të ngacmuar në shkollat në të cilat drejtorët e kanë përshkruar nivelin e pengimit të procesit mësimor nga nxënësit që i kryejnë aktet e ngacmimit dhe të frikësimit:
përqindja e nxënësve të ngacmuar shpesh në shkollat në të cilat bazuar ne raportet e drejtorëve mësimi pengohet në masën vijuese nga nxënësit që i frikësojnë ose i ngacmojnë nxënësit e tjerë | ||||||||||||||
A. Fare | B. Shumë pak | C. Deri ne njëfarë mase ose mjaft | B – A | C-A | ||||||||||
% | S.E. | % | S.E. | % | S.E. | % dif. | S.E. | % dif. | S.E. | |||||
7’3 | (0’7) | 9’2 | (0’7) | 9’6 | (1’4) | 1’8 | (0’9) | 2’3 | (1’6) |
Shihet se përqindja e nxënësve të ngacmuar dhe të frikësuar në shkollat ku sipas drejtorëve ky fenomen s’ka fare ndikim është 7.3%, në shkollat ku 9.2% të nxënësve ngacmohen dhe frikësohen ndikimi i nxënësve që i kryejnë këto akte është shumë i paktë. Ne shkollat ku përqindja e nxënësve të ngacmuar është 9.6% nga numri i përgjithshëm ndikimi ne pengimin e mësimit është deri në njëfarë mase.
Nga tabela del se sa më e madhe përqindja e nxënësve të ngacmuar dhe të frikësuar në shkolla, aq më i lartë është niveli i pengimit të procesit mësimor në ato shkolla. Kjo mund të shihet në rubrikat B-A dhe C-A.
Aspekt tjetër që është matur është edhe përqindja e paraqitjes së ngacmimeve dhe frikësimeve në shkollat të cilat kanë përbërje dhe përqindje të ndryshme gjinore. Kështu sipas të rezultateve është konstatuar se në shkollat ku ka 60 dhe më shumë përqind djem janë paraqitur më shumë se 40.9% të rasteve të ngacmimeve ndërsa që në shkollat që kanë në mes 40-60% djem-vajza janë shënuar 31.6% të rasteve. Interesante është se në shkollat ku 60% apo më shumë e nxënësve janë vajza, incidenca e ndodhjes së ngacmimeve është 25.1% nga numri i përgjithshëm i tyre.
Përqindja e nxënësve që kanë raportuar se janë ngacmuar disa herë në muaj, sipas këtyre karakteristikave të shkollave: | |||||||||
Përbërja gjinore e nxënësve të shkollave | |||||||||
A. Më shumë se 60% djem | B. Në mes 40%-60% djem-vajza | C. Më shumë se 60% vajza | B – A | C – A | |||||
% | G.S. | % | G.S. | % | G.S. | % dif. | G.S. | % dif. | G.S. |
40’9 | (1’8) | 31’6 | (1’1) | 25’1 | (1’7) | -9’3 | (2’1) | -15’8 | (2’6) |
Një analizë e këtyre të dhënave tregon se në shkollat ku ka më shumë djem ndodhin gati gjysma e rasteve të ngacmimeve dhe të frikësimeve ndërsa, sa më e madhe të jetë përqindja e vajzave në shkolla karshi djemve, aq më e vogël është paraqitja e rasteve e të bullizmit. Kjo tregon se djemtë, krahasuar me vajzat i kryejnë më shumë se 65% të akteve te frikësimit dhe të ngacmimeve. Në këtë kuadër duhet pasur parasysh edhe nivelin e gabimit standard që lëvizë deri në 2.6%.
OECD e ka analizuar edhe gjendjen emocionale të nxënësve të ngacmuar në mënyra të ndryshme. Për të prodhuar rezultate të dëshiruara OECD i ndanë nxënësit e ngacmuar në dy grupe të mëdha: Në grupin ‘Jo shpesh i ngacmuar’ (JSh) dhe ‘Shpesh i Ngacmuar’ (ShN). Për ta konstatuar gjendjen emocionale të këtyre fëmijëve prej tyre është kërkuar të përgjigjen në pyetjet (opsionet) në vazhdim:
- Ndihem gjithmonë i lumtur;
- Nganjëherë ose gjithmonë i lumtur;
- Ndonjëherë ose gjithmonë i mërzitur;
- I pakënaqur me jetën dhe
- Besimi në vetvete më ndihmon t’i kaloj vështirësitë.
Sipas përgjigjeve të dhëna del se numri më i madh i nxënësve pjesën më të madhe të kohës ndihen të lumtur në shkollë pa marrë parasysh se a ngacmohen shpesh apo me rrallë. Sipas të dhënave që dalin nga testi i PISA, 66.1% nga nxënësit JSh ndihen gjithmonë të lumtur karshi të 60.5 që nxënësve ShN të cilët, po ashtu, gjithmonë ndihen të lumtur. Janë përgjigjur se ‘nganjëherë apo gjithmonë janë të lumtur ’35.9 të JSh dhe 34.5% të ShN. ‘Të mërzitur ndonjëherë ose gjithmonë‘, sipas përgjigjeve, ndihen 38% të JSh dhe 40.1% të ShN. është një përqindje interesante e nxënësve të cilët janë shprehur‘i pakënaqur me jetën’ për të cilët shkolla dhe komuniteti duhet të kenë kujdes ngase paraqet pjesën më të rrezikuar të popullacionit të nxënësve në shkollat tona. Për këtë opsion janëpërgjigjur8% nga JSh dhe 9.1% nga ShN. Në përgjithësi, kur i thjeshtësojmë përqindjet, del fakti se ne duhet të kujdesemi për pjesën e nxënësve ku bëjnë pjesë rreth 10% nga numri i përgjithshëm dhe të cilët, pa përkrahje të duhur psikologjike dhe morale, e kanë vështirë t’i tejkalojnë pengesat dhe gjendjen e rëndë psikologjike në të cilën jetojnë dhe zhvillojnë jetën e tyre.
Interesante është se tek nxënësit tonë ekziston një shkallë e lartë e vetëbesimit në vete dhe kjo i bën ata të mundohen t’i tejkalojnë vështirësitë dhe pengesat në jetë. Në opsionin‘Besimi në vetvete më ndihmon t’i kaloj vështirësitë’ pozitivisht janë përgjigjur 91.8 nga JSh dhe 87.6% nga ShN. Ky fakt tregon se masa më e madhe e nxënësve të keqtrajtuar, të frikësuar apo të ngacmuar bëjnë përpjekje vetiake që t’i tejkalojnë problemet në shkollë. Megjithatë, vet përpjekja dhe iniciativat individuale të nxënësve shpesh janë treguar të pasuksesshme, prandaj të gjeturat këtu nuk duhet të mbesim vetëm fjalë në letër.
Duhet të cekim këtu që OECD ka nxjerra të dhëna edhe për ngacmimet kibernetike por, për arsye, për mua të panjohura, kësaj radhe nuk ka të dhëna për nxënësit kosovarë.
PËRFUNDIM
Nga testimi i PISA,sikur në çdo vend tjetër, edhe në Kosovë është vërejtur se ekziston fenomeni i frikësimit, ngacmimit dhe i keqtrajtimit sistematik të nxënësve nga bashkëmoshatarët e tyre. Është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor, sa më shpejtë që të jetë e mundur, të instalohen mekanizma mbrojtës të cilët iu ndihmojnë nxënësve të prekur që t’i tejkalojnë problemet me të cilat ata përballën çdo ditë në shkollë. Është konstatuar se vendet dhe shkollat që kanë iniciuar programe mbrojtëse, e kanë ulur në masë të mirë fenomenin në fjalë dhe kanë ndikuar që në mesin e komunitetit të nxënësve të instalohet ndjenja dhe kultura e mbrojtjes së bashkëmoshatarëve të tyre të keqtrajtuar. Gjithashtu, investimi në programe mbrojtëse do të mundësonte që fenomeni të vihej në kontroll institucional ashtu që të ndërpritej si proces ndërsa që fëmijët e prekur nga fenomeni të merrnin ndihmën e domosdoshme pedagogjike dhe psikologjike për këndelljen e tyre edukative dhe emocionale. Për fund po sjellim para lexuesve disa nga veprimet që propozohen nga dokumenti i UNESCO-s kundër bullizmit ((UNESCO, 2019, f. 48-54 [64]). Në këtë dokument propozohen këto veprime në nivele kombëtare dhe shkollore:
- Ngritjen e vullnetit politik për të zhvilluar një kornizë politike për ta adresuar dhunën ndaj fëmijëve, përfshirë dhunën në shkollë;
- Forcimin e bashkëpunimit midis sektorit të arsimit dhe një game të gjerë partnerësh;
- Përqendrimi në krijimin e ambienteve të sigurta dhe pozitive në shkollë dhe në klasë;
- Implementimi i programeve dhe ndërhyrjeve të bazuara në shkollë që bazohen në prova të efektivitetit;
- Mbledhjen e të dhënave për dhunën në shkollë dhe ngacmimin, monitorimin e përgjigjeve në mënyrë sistematike;
- Ofrimin e trajnimeve për mësuesit mbi dhunën në shkollë, ngacmimin dhe menaxhimin pozitiv të klasës;
- Rinovimin dhe fuqizimin e angazhimit për të drejtat e fëmijëve dhe pjesëmarrjen nxënësve;
- Përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në komunitetin e shkollës;
- Mbështetjen e nxënësve të prekur nga dhuna dhe ngacmimi në shkollë.
Kosova duhet të ndërmarrë masa të shpejta dhe unike, ashtu që ta përmirësojë ambientin në shkollë dhe në procesin mësimor. Kjo do t’i ndihmonte më shumë se 30% të nxënësve të prekur që ta përjetonin shkollën, jo si vend dhune dhe keqtrajtimi, por si vend të perspektivave të hapura drejt të ardhmes.
(Punimi është bazuar në të dhënat statistikore të botimit të OECD: ‘PISA 2018 Results (volume III)’)