Ministria e Drejtësisë pritet që gjatë kësaj jave të vendosë se si do të veprojë me procesin e emërimit të noterëve. Në lidhje me këtë çështje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ka në plan që ta kthejë në pikën zero. Ajo, deklaron se fillimisht do të shqyrtojë bazën ligjore pasi që nuk dëshiron që menjëherë të veprojë me arbitraritet. Por, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, në këtë fazë është herët të vlerësohet se a duhet i gjithë procesi të kthehet në pikën zero apo jo. Betim Musliu nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se në procesin e zgjedhjes së noterëve ka pasur veprime që e kanë cenuar integritetin e këtij procesi, prandaj sipas tij zgjidhja më e mirë do ishte që fillimisht të shikohet në tërësi ligjshmëria e këtij procesi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …