Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems

Në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems. Në fillim, ambasadorja uroi ministrin për Ditën e Pavarësisë dhe detyrën e tij të ministrit të mbrojtjes. Duke i uruar mirëseardhje, Quni shprehu falënderimin për Mbretërinë e Holandës në mbështetjen e ofruar deri më tani në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Ministri  theksoi se mbështetja e deritashme në trajnime dhe pajisje specialistike e ofruar nga Holanda ka qenë shumë e rëndësishme në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e kuadrove profesionale dhe ndikim të lartë në realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së siç është edhe vet Holanda.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …