Nën përkujdesjen e kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe komunës së Skenderajt, me datë 20 shkurt 2020, do të mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. Përkujtimi e nderimi i jetës dhe veprës së heroit Selman Vojvoda, do të fillojë me homazhe tek varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, duke filluar në orën 09:00, kurse Akadamia përkujtimore fillon në orën 12:00, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …