Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2020, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, e cila do të mbahet gjatë këtij muaji. Në fillim të mbledhja, kryesuesi Afrim Dina, ka kërkuar nga anëtarët dhe të pranishmit tjerë që të mbahet një minutë heshtje, në nderim të veprës dhe jetës së ish kuvendarit Kadri Dellova, nga fshati Krushë e Madhe. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika: Shqyrtimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës të Republikës së Shqipërisë, Shqyrtimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës Civita të Republikës së Italisë, Shqyrtimi i Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës Frascineto të Republikës së Italisë, Shqyrtimi i Memorandum mirëkuptimit për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të strehimores “Shtëpia e Sigurt” për periudhën 3 (Tre) vjeçare 2020 -2022, Shqyrtimi i Planit të prokurimit për vitin 2020, Shqyrtimi i plotësim ndryshimit të vendimit të datës 16.02.2018 për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Marrjen e vendimit për daljen në debat publik të Rregullores për Taksa dhe Raporti i komandantit të stacionit të policisë në Rahovec për vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …