Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka uruar Albin Kurtin për postin e kryeministrit të Kosovës. Sipas komunikatës nga Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë, Erdogan, në mesazhin e urimit ka shprehur bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet. “Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë. Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona. Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat. Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, thuhet në urimin e Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …