leoni

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar prezantoj dy projekte ne AME

Ne AME, Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA ka prezantuar dy projekte qe do te implementohen në Kosovë në pesë vitet e ardhshme. Projektet e paraparë qe do te zhvillohen janë Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm i Zjarreve Malore dhe Zvogëlimi i Rrezikut nga Katastrofat me bazë Ekosistemin, ku Hiroshi Nakata , këshilltar I lartë në JICA prezantoj këto projekte para përfaqësuesve te AME-së, zyrtarëve te Agjencisë Pyjore te Kosovës, përfaqësuesve nga UNDP si dhe përfaqësuesve tjerë institucional te nivelit qendror dhe lokal. Ne ketë takim u parapa qe brenda 10 dite te behet vizita ne lokacionet qe janë goditur nga fatkeqësitë natyrore ne Kosove si: fshatin Restelic qe është goditur nga orteku i borës, zonat e Dragashit nga zjarret malore si dhe komunat e goditura nga erërat ne veçanti komunën e Istogut. Pas realizimit te këtyre vizitave është paraparë qe te përgatitet projekti final dhe nënshkrimi i marrëveshjes për implementimin e tyre. Në emër te Drejtorit te Përgjithshëm z. Kodra, zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Avdullahu i përshëndeti te pranishmit dhe i falënderoj përfaqësuesit e JICA për këto projekte dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim, ashtu qe Kosova ti ngrit kapacitetet për tu përballur me fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …