Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga, ka dënuar sulmin kundër ndërtesës së Kuvendit, ku është e vendosur edhe Presidenca e Kosovës. Aktin e tillë të sulmit Jahjaga e konsideron veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike, por edhe ndaj pronës private. Jahjaga kërkuar nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre, ndërkohë që ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …