Ka filluar vaksinimi i kafshëve në komunën e Malishevës

Si çdo vit, edhe sivjet Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), janë duke bërë vaksinimin e kafshëve, ku përfshihen gjedhet, delet, dhitë dhe qentë. Vaksinimi bëhet kundër sëmundjeve klostridiale, siç janë këmbëzeza, edema malinje, gangrena gazoze, dizenteria e qengjave, pastaj vaksinimi dhe dehelmetizimi i qenve shtëpiak. Vaksinimin e kafshëve gjatë ditës, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Blegtori, Murat Hoxha, të cilët janë njoftuar me procesin e vaksinimit. Nënkryetari Berisha, e vlerësoi si shumë të suksesshëm vaksinimin, si masë parandaluese ndaj sëmundjeve të ndryshme tek kafshët, si dhe për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet që mund të transmetohen nga kafshët tek njeriu, përmes kontaktit dhe konsumimit të produkteve. Këtë vaksinim në territorin e Komunës së Malishevës, është duke stacioni veterinar në Malishevë, ndërsa sipas drejtorit të bujqësisë, Murat Hoxha, procesi i vaksinimit është duke u kryer në mënyrë profesionale dhe po ecën mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …