Zylfie Haklaj: Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinajn si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si bashkëpunëtore e kriminelëve

Zylfie Haklaj: Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinajn si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si bashkëpunëtore e kriminelëve

Në vitin 2003, Zylfija largohet drejt Kosovës ku jeton për 5 vite. Atje, ajo ka pasur mbrojtjen e njerëzve të UÇK-së, që dikur ishin ndihmuar nga Haklajt në luftën e Kosovës. Në kohën që ajo shkon në Suedi, vëllai i madh Hamdiu, ishte ndaluar pas një urdhër arresti ndërkombëtar të Shqipërisë. Ai, ishte dënuar për vrasjen e vëllezërve Guxim dhe Besim Demaj në vitin 1993, ngjarje për të cilën Haklajt thonë se e ka kryer djali i tretë i familjes, Shkëlqimi, i vrarë në pritën e Qafë Luzhës. “Në kohën që unë bëra intervistën, në atë kohë i kam treguar personelit kam thënë që akuzohem për një ngjarje në Shqipëri, pikërisht për datën 2 prill 2002, dhe u kam thënë që jam në Interpol ndërkombëtar”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Më 3 prill të vitit 2008 Zylfija dënohet ndërkohë në 16 prill, ndalohet në Suedi nga policia. Për 6 muaj, ajo do të mbahej në paraburgim, teksa gjykata suedeze shqyrtonte kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

“Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, – si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri? Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lufte. Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vret Sali Berisha me njerëzit e tij”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e akuzonte Ramush Haradinaj si kriminel lufte dhe mua më akuzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kriminelët e luftës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun.

“Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vrau familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të akuzuarit që i kanë vraraë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vrau?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve. /tch/

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …