Last non feast-I fundit por jo më pak!
Askush me saktësi sot nuk e din se si do të duket Mini Shëngeni ballkanik apo Makro Shëngeni shqiptar kur të vihën në funksion, nëse do të fitonin përkrahje. Ky fenomen ngjanë për faktin se asnjera prej shteteve që e përkrahin pozicionin MINI apo MAKRO, nuk drejtojnë politikë të pavarur, duke llogaritur se cila prej të cilave është e lidhur pas qerreve të një fuqie jashtë ballkanike. Pra, Mini Shëngenin apo Makro Shëngenin, nëse duan akterët ta shpallin FITORËN para se të dihet rezutati, vendimi dhe pengesat, as fillimi e as mbajtja në fuqi, nuk do të kanë shansë të aplikohën, mësa përpiekjet e këtilla në të kaluarën, sepse ishin të mbuluara me velin e hipokrizisë dhe linçimit gjithënjë, të atij që e “kishin afër”. E politika e sulmit ndaj atij që e ke “afër” , deri në shkatërrim, sot lirishtë mund të quhet “Putinizëm”, ose e “zbrur” paksa në çmim parti e mëhallave dhe lakejëve me mjekrra dhe pa to, që pispillosën me vetura dhe krehën me “dituri” bizare, nga univerzitete e këpurdhave.
Sa i takon Republikës Kosovës, druaj se Kryetari i Qeverisë saj do të gaboi në HAPA, nëse nxiton hekjën e TARIFËS. Edhe kjo për faktin se Albini nuk është për politikë të LINÇIMIT kurrë sepse është TRIM, e të tjerët sado që të dukën partnerë, jo që i bëjnë gropa, por edhe në konspiracion kanë një përparësi, jo teorike por praktike.
Tani dihet publikisht për Mini Shëngenin kush ishte ideator i kësaj ndërmarrëje politiko diplomatike, me pasoja të dyshimta reale eknomike edhe për shtetet që e kanë përkrahë, ku Serbia synon të arbitrojë çdo gjë në proces. E vërteta, nga viti 1868 idea për bashkimin e Ballkanit (Ballkani Ballkansaëve) shënon disa tentime të pasuksesëshme të Principatës së Serbisë dhe Malit Zi, me inicativën e Rusisë, për ta shkëputë Serbinë nga animi politik kah Austro-Hungraia. Një mossukses i kësaj ideje e pati përfshirë Ballkanin në mes dy luftrva e Botërore, dy herë duke u sponzoruar nga Franca për ta penguar Ekonominë gjermane që të depërtoi në Ballkan.
Pas rreshtimit politiko strategjik 1878-1919 në formulën gjeostrategjike: 1+1+1(anti islam, anti turk, pro ortodoks), po thuej se ishin shterrë të gjitha nevojat diplimatike të gjashtë fuqive everopiane që të mirret dikush me këtë formulë doktrinare gjeostrategjike. Në mes Dy Luftërave Botërore rreshtimi i atyre që diktonin në Ballkan ishte duke i ndryshuar akterët negativ gjeostrategjik me premisa të plagosura protsetante: 1+1+1.(anti Kominternë, anti Gjerman dhe pro Vatikanit). Me që Rusinë Sovjetike e kishin pranuar shumica e shteteve serioze të Evropës, ndërsa vetëm Mbretria SKS (Jugosllave) kishte mbetë në hasmëri me shtetin Sovjetik, kjo për faktin se më 1924 Kongresi i PESTË i Kominternit kishte marrë vëndim që të punojë në shkatrrimin e Jugosllavisë, si krijesë e imperializmit në Versaj më 1919. Në vijim Kominterni ishte federuar në qëndrime dhe kishte marrë qëndrim që Jugosllavia të Federalizohet në: Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Dalmaci, Kroaci, Slloveni, ku mungonte si skicim Bosnja, ku Kosova dhe disa treva lindore të Maqedonisë sotme parashihej t` i takojnë Shqipërisë, që nuk ishte me popullsi sllave. Ky orinetim shpje deri te qëndrimi i KQ PKJ në Kongresin e Drezdenit më 1928 që Kosova me çdo kusht t` i bashkohet Shqipërisë.
Në këto rrethana të reja pas atentait ndaj Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq (1934), me iniciativë të Francës për ta paralizuar eknominë Gjermane në ekpanzion, do të lind mini Marrëveshja Bllkanike më 1934 në përbërje: Jugosllavi-Rumuni-Greqi-Turqi, duke injoruar Shqipërinë. Konferencat e Marrëveshjës Ballkanike mbahën: më 1934 në Bukuresht (por prafimi i saj bëhet së pari në Beograd po më 1934, sepse Gjermania nuk duhej ta dinte se Jugosllavia është iniciatore e nxituar nga Franca). Dy vite më vonë Mbretëria Jugosllave do t` i shkelë të gjitha Konferencat që i kishin parapri: më 1930 në Atinë, më 1931 në Ankara, më 1932 në Bukuresht dhe më 1933 në Selanik. Në lidhje më këtë duhet theksuar se për seicilën konferencë mund të shkruhet nga një studim voluminoz. Dhe ky orientim politiko dipmomatik pa kurriz, do të gjujnëzohet sepse Jugosllavia në msheftësi u kthye kah Gjarmania, sidomos më 1936/7, duke e “tradhtuar” Millan Syojandinoviqi Francën, dhe duke u lidhur pas çerrës së Hitlerit me moton se: “Çka synon sot Hitleri, ka synuar Shën Sava në Mesjetë”. Edhe sot Vuçiqi po provon ta luaj rrolin e Shën Savës, dhe për këtë Kishën e ka prapa.
Pas Luftës Dytë Botërore kur rreshtimi diplomatiko strategjik si doktrinë e fituesit luftës (1945) duhej të shprehej në formulë filozofiko strategjike, e sajuar në “Dokumentin e mbarpshtë”, të sajuar nga Cherchilli dhe e pranuar nga Stalini me futjën e Shqipërisë në “lojë”: 2+2+2. Me këtë rreshtim në proces (jo për një vit, por me vite në proces…), të diktuar nga dy rreshtimet (Blloqet ekonomiko politike dhe ushtarke NATO `49 dhe Varshavë `55) ishte krijaur tërësisht në realitet i ri gjeopolitik. Kjo do të thot, dy shtete në proces, duhej të ishin në Paktin Atllantik (Greqia dhe Turqia), dy shtete në Paktin e Varshavës ( Bullgaria dhe Rumunia), dy shtete në “lerë”, që do të thot: Jugosllavia dhe Shqipëria (1960/8) jashtë blloqeve. Kuptohet, ky rreshtim nuk është bërë në parim për një herë, por në proces evolutiv. Lidhur me këtë, pas deshtimin në rrethana të Luftës së Dytë Botërore, për krijimin e një Federate Ballkanike, më 1947, kjo ide do të forcohet në kokat e liderëve sllavë, ku do të ishte Jugosllvia dhe Bullgaria, si një perandori e dytë sllave, por në asnjë variantë nuk ka qenë në planin përfshirës Shqipëria si e pavarur. Dhe në vend të kësaj matematike me shumë të panjohura, më 1950/53, do të lind Pakti ekonimiko ushtrak: Jugosllavi-Greqi- Turqi, për fillim për t` i shfrytëzuar të mirat e “Planit Marshal”, dhe për të filluar procesi i krijimit të “Turqëve në jugosllavi”, sepse realizimi i një Konference të dytë të Lozanës nuk ishte e mundur. Kështu në Jugosllavi nga 1914 turq më 1948, tri vite më vonë (1951) numri i “turqëve” arriti në 54000. Kundër këtij atentati ndaj shqiptarëve i pari ndër të parët në Kosovë doli publikisht SHBAN SHALA nga Leatnci i Llapit. Ky patriot u kërcnua në katundin e tij së pari nga HSHIM Mustafa dhe Spasoje Gjakoviqi. Por ky kërcnim nuk pati fuqi ta ndalë Shbanin e të lajmërohet me mija të tjerë. Pas tij do të dalin në sqenën historike Sabit Kapiti me shokët e tij. Por Shaban Shala i mabjti disa tubime nepër Llap si: në Kerpimeh, në Podujevë, në Llapashticë, në Sfeqël, në Luzhan dhe në Orllan. Kudo Shaban Shala u sigurua me përjashtim të Lluzhanit, ku u kërcnua nga Ylematë e Majancit, se shqiptarët nuk do të ndihën si turqë dhe nuk do të shpërngulën me asnjë çmim në Anadoll. Në këtë drejtim këtij mësuesi që do të promovohet më vonë i ndihmuan: Sejdi Sekiraqa, Mursel Manolli, Selim Obranqa, Mulla Hajriz Bllaca dhe Sekti Kaderi në krye me Mulla Hysen Staofcin. Lidhur me këtë, atë që e bëri Shaban Shala në Llap e bëri Xhavit Nimani në Prizren, Ismet Shaqiri në Gjakovë dhe Pejë së bashku me Alush Gashin dhe profesorët patriot në çdo kohë. Në Ferizaj dhe Gjilan punën më të madhe e bërën kundër shpërnguljës Sinan Hasani dhe një plak nga Sojeva. Në esencë ishte në çarkullim krejtë diçka tjetër, sepse shpërnguljën në Turqi,me mejshtri Tito e zyrtarizoi me Marrëveshjen Xhentelmene më 1953, por ishte kjo ndërmarrje një YRYSH JUGOSLLAVO- GREK për ta ndarë Shqipërinë në instancën e fundit. Kjo ndërmarrëje u hasi në goxhdë kur Shqipëria më 1955 u bë antare e Paktit Varshavës dhe antare e OKB-ës. Dhe për ta mbajtur iniciativën masone në lojë u trillua Procei i Prizrenit dhe aksioni i ramëve 1955/6; u kurdis arratisja e Panajot Plakut në Jugosllavi më 1957. Iniciatori nuk është e nevojshme të thuhet sepse ai mbeti konstant, sepse qëllimi ishte i mbuluar me rreligjion dhe masoneri të shkallës Lozanës dhe ideologji të sektit Kominformit. Ky trumvirat (Jugosllavi, Turqi, Greqi-shiqoni dokumnetet super sekrete në KEF/57-A+A=Dy Albania), nuk ka synuar në bazë të dokumenteve me shenjë “Sekret i përjetëshëm” , krijim të ndonjë pakti ekonomiko-ushtrak, por ka pasë për synim realizimin e një tragjedie që do ta kthente sërish Ballkanin në kasaphane, e ku “KURBAN” duhej të ishin të gjithë shqiptarët. Ja itinerari. Së pari, tokat shqiptare në Jugosllavi u ndanë në DY PJESË nga Shtabi i Rankoviqit (lexo me leje të Titos). Ndarëja duhej të bërej duke e marrur për kufi HEKURUDHËN (1951): Mitrovicë-Fushë Kosovë-Elez Han-Shkup-Xhevxheli. Në njërën anë shef kapabandë ishte caktuar të jetë me urdhër të Shtabit Aleksandër Rankoviqit udbashi famëkeq Vojin Llukiqi. Në anën tjetër të hekurudhës shef ishte caktuar të jetë udbashi Svetisllav Stefanoviqi. Me Marrëveshjën Xhentelmene J. B. Tito-Fuad KYPRILI në Split më 1953, ky program serbiano- kishtar, duhej të realizohej deri në vitin 1965. Me këtë marrëveshje rrumbullkasohet Marrëveshja e Llozanës Greqi-Turqi : “PËr këmbimin e popullsisë”. Rezultat i Marrëveshjës Xhentelmene, duhej të ishte: “Jugosllavia Fedretaive pa asnjë shqiptarë, sipas nenit 2 të Konventës Jugosllavo Turke nga vitit 1938”. (AJ. SIV/1955, strogo pov, trajni nepristup javnosti). Sipas dokumenteve sekrete më 1955 synimet e Paktit Jugosllavi-Greqi-Turqi, do të zverdhën, sepse Shqipëria u bë antare e OKB si dhe e Paktit Varshavës. Hec e sulmoe ose ndaje në Shkumbim Shqipërinë tani!. Por masoneria e tri shteteve nuk pushoi. Në “qetësi” e regrutoi ministrin e Mbrojtjës së Republikës së Shqipërisë, Panajot PLAKUN (shiqo Biografin e tij e pabotuar kurrë në pronësi të Fadil Hoxhës-hb) të arratisët në Jugosllavi (1957), për t` u hapur një kapitull i ri, drejtë afrimit të Beogradit me Moskën. Por deshtëm nuk deshtëm, që të gjitha planet i pret, në “maje të thikës” Enver Hoxha. Ky persoanlitet e shpëtoi Shqipërinë pa u ndarë, dhe e la gjysmën e Kombit shqiptarë në Jugosllavi në SHPRESË, se do të vijnë ditët….. (AJ. KEF/1956. Strogo drzh. Tajna çuvati stalno; Biografia e Panajotit në 16 f. me tri harta se kah duhet ushtria Jugoslave të marshojë drejtë Tiranës, për ta realizuar palinën “Ahmet Zogolli 3”, pasi që Ahmet Zogolli 2” ishte sajuar me Apostol Tanefin në Shkup dhe Prizren më 1949, i ndihmuar nga masoneria turke: Xhelal Bajar, Ismet Ynen, Hulusi Kejnan, Fuad Kyprili, Mustafa Kyprili-ambasador në Beograd dhe disa spiunë shqiptarë që u konvertuan në Kosovë si Hashim Mustafa me kompani. (KEF. Dosie “Albanska populacija na Kosmetu, Srbiji, Makendioniji i u Crnoj Gori 1945-1955”, Autor Koça Popoviq-Llukiq-Stefanoviq. Nuk figuron Rankoviqi, por qëndronte prapa me dy diplomatë Ukrainas që vepronin në Stamboll dhe një në Sofje për të lehtësuar rrugën e shpërnguljës!).
Pse Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili që u lidh më 1953, funksioni i saj po forcohej në proces deri më 1966, kur Panajoti i likuidua “aksidentalisht” në Beograd, e që hiri i trupit tij ende ruhet në një urnë, përgjigjën e gjejmë kur t` i referohemi Marrëveshjës Llozanës Turqi-Greqi nga viti 1923 që krijoi TRAGJEDINË më të madhe në Ballkan pas Luftës Parë Botërore, që kishte për qëllim këmbimin e popullsisë muslimane dhe krishtere nga të dy shtetet (GREQI, shqiptarët u deportuan në Anadolli; Turqi, grekët u deportuan në Greqi), nga viti 1923. Marrëveshja e Llozanës (1923) më së shumti i dëmtoi ÇAMËT- duke i shfarosur greku Shqiptarët ashtu si i shfarosi Hitleri Hebrenjët. Pra, Marrëveshja Xhentelmene Tito Kyprili 1953, ka të bëjmë me NJËZETË VJETORIN e Marrëveshjës Llozanës (1923-1953), që duhej të shënohej si “solemnitet” i shfarosjës shqiptarëve. Por , kjo marrëveshje më 1953 i hapte dy palgë. Natyrëshëm, plaga e parë: Jugosllavia SPASTROHEJ prej një popullsie me rreligjion musliman (të gjithë shqiptarë) që arrinte në 1 285188 shqiptarë në Jugosllavi (sipas dokumenteve sekrete ushtarke jugollave-hb). ( shiqo: A. Ministria e Ushtrisë, s. pov, trajni nepristup javnosti, SIV 1955/6). Kjo popullsi shqiptare ishte e vizatuar të instalohet në Vilajetin MYSH, në Anadolli, përball KURDËVE viktima të pazareve sikurse shqiptarët, si komb heroik, pa asnjë dielmë. (AJ. SIV-Analiza ushtrako politike e Marrëveshjës Xhentelmene 1953, trajni nepristup javnosti/ 1955/6.).
Plaga e dytë e Paktit Jugosllavi-Turqi-Greqi, kishte të bëjë me ndarjën e Shqipërisë Bregdetare në lumin Shkumbim. Është rujatur harta super sekrete nga viti 1952. Në veri të Lumit Shkumbim duhej të sundonte Jugosllavia dhe për këtë e kishte bekimin e të gjithë armiqëve të Enver Hoxhës, thue se Shqiptarët ishin “Enver Hoxha”. Në jug të Lumit Shkumbim, duhej të shtrihej GREQIA Magna. Kjo trevë e Shqipërisë deri në vitin 1965, parashihej të HELENIZOHEJ në tërësi nga përvoja që është zabtuar në ÇAMËRI dhe me ÇAMË në përgjithësi nga ana e pushtetve neofashiste greke. Tani shtrohet pyetja, a i njeh këto prapaskena EDI RAMA si profesor i vizatimit, kur hap e karh e përkrah “Mini Shëngenin” e ri që u ngulë thika shqiptarëve kudo që janë në aspektin ekonimik dhe superstruktural, spse pas kësaj shigjete qëndron PUTINI-Rusia, për ta relativizuar ndikimin e Bon Stilit në Ballkan përmes inevstimeve kapitale në Serbi, pasi që përmes “gasit diplomatik” nuk ia arrijti. Pa medyshje e them publikisht, se këto skenare nuk i njiohin as historianët më të njohur të Tiranës,Prishtinë dhe Shkupit, e lëre ma një piktor siç është Edi RAMA. Nuk të bën vota e elktoratit të armatsur me dituri të ish diktaturave dhe kriptodikataturave sot e kurrë. Vota e popullit të jep pushtet, por arsimim kurrë, pa luftuar për dituri JO. Ani, kjo punë në skenën shqiptare është bërë DERGJË popullore, sepse shkenca është shumë largë ose askund në politikën shqiptare, sot kudo, të cilën e ka përfshirë inflacioni i “kibernetikës për sa kohë akcil partia ose individi mund të bërën “kapitalist”, e sidomos kjo smundje ka të bëjë me elitën e saj dirigjuse.
Kush i prishi pazaret Jugosllavi-Greqi-Turqi më 1955
Më 1955, thonë dokumentet supersekrete: jugosllave, angleze, ruse, franceze dhe greke, (ato tukre këtë fakt nuk e publikojnë deri tash sidomos nga koha e:Ismet Ynenit dhe Xhelal Bjarit!!!) se Pakti i pazarit Masonerisë LLOZANËS 1950-1953 u bë copë e grimë, sespe Shqipëria u bë Antare e Paktit Vrshavës dhe antare e OKB-ës, pikërishtë më 1955. Pra nga pazari i vjetër ka gjallëruar vetëm ai jugosllavo-turk (1938 dhe 1953), duke i shpërngulur në Turqi jo më pak se 415000 shqiptarë, shqiptarë të konvertuar në turq që nuk dinin as bukë të kërkojnë turqishtë deri më 1966. (AJ. MPJ. Pasoshko odelnjenje , Drzavna tajna; Broj jugoslovenskih gradjana koji su otisli u Tursku kao “turisti” do 1967 je 415000).
Nga viti 1966, çështja Shqiptare në Jugosllavi ka kaluar nepër disa etapa të mbijetesës. Etapa e fundit ishte ajo i viteve 1989-1999, kur u shterrën të gjitha shansat që Kosova do të avansohet në Republikë të shtatë të Jugosllavisë, është më e vështira sepse elitën politike shqiptare e kishte trulluar DYMENDËSIA . Kur ky synim për Republikë të Kosovës u dëshmua se është utpoi brenda Jugosllavisë, sepse vedni u shpërbë (më 4 korrik 1992 Deklaratë e Badinterit), pikërisht nga ata popuijë që e kishin themeluar, atëherë lindi idea që me luftë –UÇK të fillojë realizimin e ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Si rezultat i luftës së drejtë të UÇK-ës, në KUMANOVË më 9 VI 1999, S. Milloshviqi u detyrua ta nënshkruaj KAPITULLIMIN, para oficerëve famëlartë të NATO-s, pa asnjë përfaqsues të UÇK-ës. Me këtë lëshim NATO disi në qershor 1999, nuk “e kaloi klasën”, por me qëllim mbeti në riporovim, pozicion ky që është realitet edhe sot (në Kosovë), duke i siguarar pushtet UNMIK+EULEX-it. Në këto rrethana çdo pushtet në Beograd pas 12 qershorit 1999, do të përpiqet me tërë qenjën të TEATRIZOJË pozitën KAPITULLUESE të një viktime të “rastit”. Mjerishtë, në pushtetin e pa pushtet në Kosovë 1999-2019, në pushtet kanë qenë disa parti të cilave u ka ndejtë mbi kokë në stilin neokolonial UNMIK-u +EULEX-i, plus Gjykata Speciale. Këtë gjykatë e kanë inicuar edhe nja tri patri politike shqiptare të cilat REGJISTRIMIN E KNANË BËRË TE VLLADA KAMBOVSKI NË BEOGRAD. Mos e harroni këtë faktor. Ato kanë sunduar me 1001 shkelje të çdo normë civilizuese dhe ligjore, sepse parim e kanë pasë: “ekspertin e partisë”-klanit, nepotizmit, e kujtë jo në pushtet, sepse me ata injorantë kanë manipuluar shumë më lehtë, se sa me profesionistë të nivelit Evropian, të cilët Republika e Kosovës për fat i ka, por që zëri i tyre nuk është lejuar të ndihet këto 20 vjetë. E pra, fjala shkencë në Kosovë është shprejhje nënçmuese, sepse gradën shekncore e ka mundësuar “demokarcia” , edhe ta bleish diturinë dhe gradën shkencore është bërë punë e “kuletës”, kudo nepër univerzitetet e këpurdhave nepër Ballkan dhe më gjërë. E në këtë injorancë ku bje fjala hetuesin e drejton ish komunisti si ish udbashi më i keq, e në vijim po ajo hetuesi është drejtuar nga personi që nuk e ka pasë provimin e kryer, për atë detyrë. E ky fenomen është realitet në të gjitha diciplinat shkencore në Republikën e Kosovës, me pak përjashtime nga Akademia e deri në foshnore papunësia është bërë epidemi. Sot kudo askush nuk të pyet sa i jep kombit -shtetit, por sa merr prej tij.
Mu për këtë, ndoshta edhe vjen politika e NËNÇMIMIT të punës mirëfillët shekncre, sepse mirëfillësi ka, megjithë atë. Kështu ka ngja me shumë sfera tjera, por mirëfillsia është bërë individuale e duhet të jetë kolektive. Bje fjla arsimin e drejton (2019) njeriu që kurrë nuk ka punaur në arsim, punët e brendëshme i drejton ai që është njohës i një gjuhe të huej, edhe atë vetëm të fakuktetit. Pra, arsimtari i një shkolle të mesme, ta drejtojë një dikaster AORTË të shtetit, fenomen ky që vetëm te ne ngjanë. Këto deformime janë në funksion edhe sot. Dhe çka ka ndodhë? Serbia dinake si dheplpra, e hetoi në Bruksel me kend ka punë. E mbi gjysma e BE-es në anën tjetër janë PISHMAN pse është bombardaur Jugosllavia e Zhablakut. Tash politika neofashiste serbe synon ta kompenzojë kapitullimin në Kumanovë më 9 qershor 1999. Në fakt sanimi i kapitullimit gati e ka siellë Serbinë në propocion 50 me 50 për fajet dhe krimet në Kosovë, jo me fajin e ndërkombëtarëve, por me megalomaninë e “ekspertëve të partisë shqiptare” në Kosovë.
Për ta shpejtuar më rrufeshëm futjën e Republikës Kosovës në humnerë, me kusht që mund të i vihet flaka nga çdo anë, duke e plasuar në karantinë fluide, në çdo pjesë të shtëpisë, u lejua që për fillim t` i dahet Kosovës toka në veri të Ibrit. Aty u grumbulluan të gjithë kriminelët serbë, që nuk do të ngacmohen prej askujt me vite. Pastaj u lejua të tregohet se kush është “Gazda” i Kosovës dhe për dëftim iu lejua t` e garbitët nga Maqedonia tërë DEBELLDEA si tokë e Kosovës. Mdje, pazarin për atë tokë Kosove, e bëri Serbia dhe Maqedonia nën rregjinë e UNMIK-ut, dhe disa lakej shqiptarë të pushtetit në Prishtinë, duke e qitë vednin para aktit kryer, krejtë me qëllim për ta ruajtur Presidencën!!!. Serbia në forcim të këtij degradimi me DEBELLDEN, provoi të tregoi se kush mundet të bisedojë në emër të Kosovës. Këtu ishte qëllimi fillesatar. Ndërsa Presidenti i Kosovës atëbotë, vetëm zgërdhijej në stolin e tij prej “krali”, pas reagimit tim publik: Atëbotë pati thënë- “Do ta shikojmë, do ta shikojmë, ne jemi këtu, nuk do të lejojmë”?!!. Nuk foli fjalë tjera. Erdhi prova vijuese për KUFI SHTETËROR me Malin e Zi. Sërish vijoi falli politik (Kadastral) i vëndosur TINZISHTË, fall ky që është pëprgatitë TINZISHTË nga viti 2010, pa dien e atyre që kanë njohri shkencore. Në këtë TINËZIZËM MAKIAVELIST,duke i mshefë “FLETORET ZYRTARE” , nga dy autor që aspirionin pozitë akademie, dokumentet u skajuan diku ose i shkatrruan krejtë.Pra në tinzizëmi, terthorazi është përfshirë edhe në Akademi të Kosovës turpërishtë, pra jo vetëm një gjeometër, që nuk kishte ASNJË IDE SE SI SHËNOHEN KUFIJTË NË MES SHTETEVE, për herë të parë. PO e them tinzisht sepse Akademia e botoi librin pamflet. Madje Akademia e ka mbnajtur tinzishtë atë libër që ka vlerë të dyshimtë fillim e mabrim nga viti 2010 e deri më 2018, kur doli në treg. Dhe pse jo, Mali i Zi gjeti LAKEJ në Kosovë, të ciltë në stilin e Rrahamn Morinës, Syria Popovcit, Hajredin Hoxhës, Sian Hasnit, Ali Shukriut e Kolë Shirokës, që thonin më 1989 se: “Nuk humbim asgjë me ndryshimet kushtetuese”, deri sa i doli tymi Kosovës më 23 III 1989. Po, edhe Hashim Thaçi dhe pasuesi i tij pastaj Isa Mustafa na thonin dhe ende thonë duke fyer dhe kërcnuar me cinizëm se: “caktimi kufirit në brendi të Kosovës për 6 kulomatra, nuk ka ndryshim fare të sipërfaqës Kosovës në total. Madje , Isa Mustafa do të avansohet në më të zëshmin bashkë me Akademinë e plagiatorëve; madje në disa raste propozonin atyre që kundërshtin akordin me Malin e Zi që: “të shkojnë te mjeku se…”. E tash kur i ka përfshi “grpi i sufikist” , te cili mjek do të kontrollohen nuk e di, se nuk jam mjek fare as nuk dua t` i kshillojë. Por ju them të gjithëve publikisht: “Thefshi qafën qysh në humnerën e parë. Por korigjimi do të ndodhë herdo kurë, sepse “Fletoret Zyrtre” të Serbisë dhe Malit Zi e vërtetojnë saktësisht ku është kufiri i Kosovës me Malin e Zi” në Çakor dhe Kullë; madje, edhe ndertimi i rrugës asfaltuar kufirin e përcakton saktësisht se deri ku e ka ndërtuar Kosova, e deri ku e ka ndërtuar Mali i Zi . Madje në fund të vitit 2019 e botova dokuemntin me KUOTA aktentike ushtarke, se ku është kufiri. Folni politikanë të diagnozaave falso! Çka i keni paluar veshtë tash. Dili nga vrima e minit, zoti ju marroftë. Nuk luhet me tokën e shtetit.
Pse e zagjata kaq e të filloi eksplikimin e MINI SHËNGENIT 2019/20.
E zgjata sepse mini shëngeni Ballkanik ka për qëllim ekstrem DEKOMPOZIMIN e makro shëngenit shiptar. Ata që duan ta kuptojnë se çka është Mini Shëngeni patjetër se duhet të mësojnë se çka ishte “Antanta e Vogël” ( Apro Entante) nga 26 shkurti 1920 kur një gazetar i korruptuar Hungarez e lanësoi idenë që të ndërtohet një “lidhje organike” në mes Mbretërisë SKS dhe Çekosllovakisë.Këtij “dueti” në vijim do i bashkohet Rumunia, që tregon se Franca me çdo mjet po luftonte ta dekompozoi çdo lidhje të Austrisë me Hungarinë, e kur të kryhet ky proces e tërë godina e Antantës Vogël si e riorganizuar t` i vihet në kundërshtim eknomisë Gjermane në eskpansion ushtrak dhe finansiar. Në lidhje me riorganizmin e Antantës Vogël duhet të kujtohën takimet në Prag më 1922, në Sinaia më 1923, në Beograd më 1924, në Lublan më 1924, në Bukuresht më 1925, në Temishvar më 1926, në Bled më 1926, në Jachimov më 1927, në Gjenevë më 1928, në Bukuresht më 1928, dhe 1929, në Beograd më 1929, në Prag më 1929, në Shtrbsko Pleso më 1930, në Siana dhe Bukuresht më 1930, në Bukuresht më 1931, në Metreux më 1932, në Beograd më 1932. Këto kontakte mbaheshin në bazë të Statutit që ishte aprovuar. E vërteta, Republika e Kosovës nuk duhet të kyqët në Mini Shëngen pa u studiuar mirë kontaktet dhe “rezultatet” e dalura nga tubimet në qytetet e sipër theksuara. Por në miniaturë, më duhet të them se Shqipëria në të gjitha kontaktet ishte në “tyrezë”, krejtë me qëllim se si do të arrihet që një derivat e këtyre kontakteve ta zbuloi qëllimin e forcimit ë Mbretërisë Jugosllave. E forcmi i saj u ndie i piekur kur më 1933 Mbreti Aleksandër i filloi kontaktet sekrete me Italinë për ta ndarë Shqipërinë përmes aksionit :Shpronsim, shpërngulje dhe shfarosje të shqiptarëve të Jugosllavisë, për t` u plasuar në rend toka e Shqipërisë Bregdetare. Letrat për këtë plan kolonial do të zbulohën më 1935 duke plotësuar (Mbretëria Jugoslalve çdo kosto finansiare, duke e informuar Rumuninë dhe duke kërkuar aprovim nga Çekosllovakia?). Edhe më lakuriq, çështja e “patatës nxehtë shqiptare në Jugosllavi” , mendohej se u mbyll me akordimin e Konventës Jugosllavo Turke më 11 gusht 1938. Si rezultat i saj në Anadolli duhet të shpërngulëshin të gjithë shqiptarët musliman deri më 1944. Ndërsa ata shqiptarë që ishin të krishterë (katolik dhe ortodoks duhej të asmilioheshin në jugosllavë).
Mini Shëngeni ka të bëjë terthorazi me dekompozimin e pengesave për “korigjin e dështuar të kufijëve”, në mes Serbisë dhe Republikës Kosovës, me mjete tjera misterioze, që opinioni “duhej ta dinte vetëm kur do të nënshkruhej diçka “madhështore në Vashington”, prej kah shqiptarët nuk do të kishin hapësirë për asnjë reagim solid. E për këtë fajtori numër një nëse dështon duhej të adresohej, jo vetëm nga Beogradi por edhe nga Tirana të ishin: VETVËNDOSJA dhe Ramush Haradini me disa profesionistë, që vijën kufitare Kosovë-Mali i Z ashtu si është ratifikuar në Podgoricëi e kanë argumnetuar me fakte se është i gabuar. Madje edhe Kuvendi i Kosovës që e kishte “ratifikuar” me politikën e sajuar me “fajde”, sepse ia janë premtuar vizat!. Ku janë vizat i pyes ata dhe këta të mizave sot?. Por edhe idenë e “këmbimit të territoreve me dhëmbje shumë të mëdha, ose korigjim të kufijëve”, e kanë emruar se është një përpiekje për “ta zgjithur çështjën e Kosovës”. Lidhur me këtë, Beogradit pas dështimit të këtij PAZARI, të përkrahur nga Frederika Mogerini, që humbi si fluska e sapunit, tani më 2019/20, po mendon se i erdhën “PESË” minitat vijuese me iniciativë ideore të Rusisë, e cila ia siguroi virusin ideor A. Vuçiqit. Parndaj, Serbia zyrtare e lansoi e para IDENË E MINI SHËNGENIT Ballkanik, duke u bazuar në të gjitha “antantat” historike, duke shpresuar se do ta kthej Kosovën në vitin e “mbrapsht’ 1989. Me këtë thikë me tre teha pas shpinës Kosovës, së pari, Vuçiqi e futi në lojë nëntokën ruse në Mal të Zi, e me një hie rreligjioze pastaj deshti të bëjë grusht shtet në Maqedoninë Veriore. Së dyti, me këto ide Vuçiqi e futi në lojë Maqedoninë Veriore, që është me pavarësi e pa te, sepse Kisha Ortodokse Serbe nuk e pranon Kishën Ortodokse Maqedone, e si pasojë as Maqedoninë e Veriut, de fakto. Po,Bota e civilizuar duhet ta kuptojë, se jo vetëm në Serbi por edhe në Rusi:, “pa të pranuar KOS nuk je shtet”!!!. Kjo marri politike dhe rreligjioze, është realitet edhe në Vatikan, edhe në Teheran, mjerishtë me fuqi “qiellore”. Pra, me Mini Dhëngen Beogradi i paralizoi shqiptarët e Maqedonsië duke ua lidhë “të dy duartë”, por e paralizoi në gjysëm invalid edhe shtetin që quhet Mali i Zi. Me këto dy poteze Edi Rama fikalli vetëm, po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, pa shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare dhe pa Kosovën (Shqipërinë Kontinentale). Po, kjo filozofi as për Shqipërinë e as për Kosovën, nuk ka rëndësi fare. Me rëndësi MINI SHËNGENI është, për Rusinë dhe Serbinë , sepse po e izolon dhe defaktrizon Republikën e Kosovës, së cilës për çdo ditë i ckaton bariera në kufi, duke mos llogaritur se taksa 100% nuk ka teori që do të hiqet me Albin Kurtin në ball të shtetit Kosovës, pa reciprocitet, që do të thot pa pranimin e Republikës Kosovës nga Serbia, pa evituar Serbia në Kushtetutë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.
Dua të theskoi se Reciprociteti në mes Republikës Kosovës dhe Serbisë, duhet të filloi me faktorin e të drejtave të njeriut si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Pra, ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë, ato të drejta duhet t` i kanë shqiptarët në Kosovën Lindore (Luginë: Preshevës, Bujanofc dhe Medvexhe), madje edhe shqiptarët dhe Boshnjakët në Sanxhak, sepse Snaxhaku rrënjët i ka në Kosovë e jo në Sarajevë.
Tash kur është diegur programi serbian për shfarosjën e Shqiptarëve në Shqipërinë Kontinetale, kur është diegë çdo shpresë dhe ide dhe për mundësinë e ndarjës Shqipërisë ( 1913, 1937, 1947, 1997), tash kur është diegur politika serbiane e ASIMILIMIT shqiptarëve, Beogradi në akordim me Moskën po provon ta okupojë Shqipërinë Etnike eknomikisht. E Mali i Zi dhe Maqedonia Beogradit i sherbejnë si “makina për të prodhuar mjegull”. Dhe në këtë llogari, Serbia është shumë e sigurtë. Është, sepse MINI SHËNGENI bazohet në ekonimi të Serbisë, në të cilën po investojnë: Turqia, Gjermania, Rusia, Franca dhe një serë shtetesh, që sot janë në krizë të thellë ushtarke dhe eknomike, e që quhen: IRAN+Irak+Siri+Libi+Marok (petrodollari), sepse të gjitha këto shtete, BLEJNË ARMË nga Moska përmes Serbisë marionetë. Pra , mendohet se idea teorike e mini Shëngenit si zavendsim i BE-s, ka lindë në Beograd dhe Moskë, e praktika dhe koha kinse punojnë për qarkullim të lirë të mallit, ideve dhe kapitalit është edhe një mbulim i rrezeve me shoshë.
E për këtë plan “C” Ruso-Serbian, duhet të flasin edhe NATO+BE, sepse treva shqiptare (Shqipëria Etnike) është hapësira më pro NATO dhe më pro SHBA+BE në botë, por edhe më e rrezikuara, jo edhe pa fajin e përçarjeve dhe “pehlivanëve politik shqiptarë”. Pra “mini Shëngeni” është një trillim serbian për të fituar në kohë; për ta riokupuar të paktën Republikën e Kosovës ekonomikisht e pastj si pasojë nuk dihet ku i del falli Kishës Ortodokse Serbe, e cila nëse sillet kështu si po sillet, një ditë duhet të gjindet në pozitë sikurse me Kishën Ortokse Malazeze me çdo fqinjë në Ballkan, duke i shtetëzuar madje Republika e Kosovës të gjitha përmendoret e kultit, të cilës do qoftë fe, sepse për ndryshe rrezikohet substanca e sovranitetit të shtetit. Këtu qëndron mikrrobi i tërë operacionit politik serbian , së pakut si provokim i dyfishtë, sepse Serbia i ka eksportuar mallëra në Kosovë nga 650 e deri në 700 000 000 evro, për çdo vit. E të zbritet kjo kvotë në 6 milion në vit, Mini Shëngeni konsiderohet si SOS në “detin” ballkanik pansllavë, plotë stuhi politike dhe rreligjioze kinse të gjithë “ballkanasit janë kundër Serbisë”, e Ballkanasit jo serbë, kurrë ma nuk do t` u përshtatën Serbisë e as KOS-it, por në asnjë variant nuk do t` i përshtatën ma edhe Rusisë me fajin e Perendimit, që në disa raste bën sehirë për intresa të grimcave të veta me interes ekonomik. Ardhmëria për këtë politikë imperiale të MINI SHËNGENIT, është bërë MORTUS CREMATORIS, në shikim të parë. E fakti se në MINI SHËNGEN janë edhe dy shtete (Shqipëria dhe Mali i Zi në proces) me një gjysëm shteti (Maqedonia), antar të NATO-s, që dëshmon se idea nuk është vetëm “Made in Rusia”, por edhe “made in Serbian” et Aleksandër Sorros.
Në këtë shkrim publik për Albin Kurtin si filozof i historisë e kam një porosi që mos ta nënçmojë kurrë konspiracionin e dy politikanëve “kulmor” të Republikës Kosovës. Ndërsa me Vuçiqin nuk duhet lëshuar në etër koncepte “trasantlantike” dhe filozofi frapante që nuk ka “maje bërthamore”. Lufta në dy litar ka filluar, por “muskujt” nuk do të ndihnojnë fare.
Në këtë kaos MINI BALLKANIK (Mini Shëngen), në bazë të projeksioneve që çrakullojnë në Beograd, Albin Kurti është vënë në mes TRI zjarreve: Me një anë është Rusia –Serbia, në anën tjetër është një shtresë politike në SHBA që drejtohet nga Lobi serbo- grek, i cili përmes “Dorës së frotë” synon ta zgjithë Çështjën e Kosovës definitivisht me DIKTAT. Zjarri i tretë që do të provon ta djegë Albinin dhe Republikën e Kosovës është BE, tërësia e së cilës në sulmet meskine ndahet në dy pjesë. Pjese e parë janë shqiptarët duke u pyetur nga Brukseli se a janë në gjendje ta mbajnë “patatën e ftofur” që përvlon në dritë të syrit, duke përdorur APORIET E ZENONIT, sa më ngatë BE-s, me fjalë e shumë më largë për çdo vit me vendime sidomos për vizat, e pengesa tjera të kurdisura në proces. Pjesa e dytë është BE-ja vet, që nuk ka fuqi të dali në atë bregore dhe ta shiqoi Shqiptarinë me një sy, dhe ta kuptoi çka është Mini Shengeni (Serbian) dhe Makro Shengeni ( i Albinit. Këtë e dijnë por nuk duan të hyjnë në punë fare, sepse kanë qëllime tjera…) për ardhmërinë shqiptare. Po e them këtë, sepse qëllimi i Mini Shëngenit i përjashton të gjitha INSTRUMENTETE realizuese, që shqipatrët të afrohën, të paktën ekonomikisht. Këtu pushon filozofia e Albin Kurtit si hero i fillim shekullit XXI. Të shohim a do të shpërthej uji për brenda apo nga jashtë. Megjithë këtë, çdo shpërthim i ujit, ai do të mbetet në Detin Shqiptar, me moton: Ani, i fundit, por jo më pak.
Kur jemi te kjo filozofi, një fakt duhet ta pranoi kushdo qoftë: Brukseli apo Vashingtoni, se në Kosovë ka pasë KRIME MONSTRUOZE , madje bartëje të kufomave shqiptare, për t` i humbur gjurmët, për të cilat Serbia zyrtare nuk ka asnjë plan t` i pranoi, qysh nuk ka asnjë plan ta pranoi Republikën e Kosovës, sepse e ka të “vizatuar” në Kushtetutë, prej së cilës tani ka DROE nëse pranohet Kosova shtet, se do ta paditë në Gjykatën e Drejtësisë për GJENOCID në Toplicë (1877/8, dhe në Kosovë 1912/1999. Këto fakte dëshmojnë se taksa nuk hiqet bash kollaj, si frigohet Ramush Haradinaj, sado të quhet reciprocitet. Në esencë përmbajtja nuk është e njejtë, por rezultati për t` u dëshumuar është më i vështirë, për faktin se shumë instrumentet shtetërore Republikës Kosovës i mungojnë, ose instrumentetët janë të varura nga ata që kanë investuar pasiguri qe njëzetë vite, të paktën për të treguar se sovraniteti i Kosovës është i kufizuar!.
E pra!
Por si uji që rrjedh poshtë lumit,
Por si cungun që digjet n g a zjarri,
Ashtu së bashku të shkojmë drejtë trungut,
Bashk me tru e zemër në ardhmëri, nga hapi i pragut.
Ndoshta: Last but non leaset- të fundit do të jemi në BE, por jo më pak se etni e plotë. Vetëm atëherë do ta kemi zërin tonë sovarn në Evropën e përçarë që e bashkon pasuria. E neve që jemi të varfur, kush na bashkon me këtë kult të partive dhe individëve bajraktar, kur tërë energjinë e kemi deplasuar dhe shkapërderdhë në debate të kota, të cilat drejtohën nga ata që “luajnë shah”, por nuk dijnë se si quhën figurat. Edhe qeveritë shpesh dijnë të flasin me programe, por nuk dijnë dhe nuk mundën të veprojnë sepse hargjonë energji duke llomotitë a e ka “zotëria kalin at apo pelë”. Shiqoni se çka llomotitin analistët për politikanët dhe politikën, për çdo natë në TV-et dhe kujtone At Gjergj Fishtën. Jo kohën e totalitarizmit për kultin e individit e kemi tejkaluar për së pakut dhetë herë.
Më 7-17 shkurt 2020 Prishtinë