Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, zhvilloi mbledhjen e saj të tretë dhe ka miratuar vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Është themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, me një vendim të miratuar të mërkuren nga kabineti qeveritar. Këshilli do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe do të ketë në përbërje ministrin e Mbrojtjes, përfaqësues nga: Zyra e Kryeministrit; Komuna e Skenderajt; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike; Zyra e Presidentit; Familja Jashari; shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së; Asociacioni i Komunave dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …