Në gjashtëdhjetë vjetorin e kapjes gjallë, nga partizanët e Titos, të udhëheqësit çetnik serb, Drazha Mihajloviq, Lëvizja Çetnike serbe sot të Vishegrad, organizon manifestime në përkujtim të kriminelët më famëkeq të luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavi. Ky manifestim bëhet në vendin ku çetnikët serbë të Mihajloviqit kishin vrarë 3000 boshnjakë myslimanë në mesin e tyre 128 fëmijë. Organizatorët thonë se përkujtimi i Mihajloviqit është i jashtëzakonshëm për historinë e Serbisë, për idenë dhe rrugën të cilën duhet ta ndjek Serbia dhe kombi serb. Kjo Lëvizje i ka ftuar simpatizantët të bëjnë homazhe në Sheshin e të rënëve dhe të lutën në Kishë për shpirtin e çetnikut serb, i cili me bandat e tij të armatosura kishte vrarë e masakruar popullatën e pafajshme kroate, boshnjake, veçmas popullatën e Bosnjës e Sanxhakut, por edhe popullatën shqiptare. Kthimin e kësaj ikonografie nacionaliste çetnike serbe, analistët e Bosnjës e të Sanxhakut e krahasojnë me fushatën luftënxitëse në vitet 90 të shekullit të kaluar, kur edhe filloi sulmi i Serbisë së Milosheviqit kundër republikave që kundërshtonin hegjemonizmin serb, situatë që çoi në shkatërrimin përfundimtar e ish-RSFJ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …