Reagim i komunës së Vitisë ndaj një shkrimi të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Viti

Për të njoftuar opinionin e gjerë me gjendjen reale, posaqërisht pas një shkrimi që ka publikuar në media dega e Lëvizjes Vetëvndosje në Viti, me titull: “Falsifikime të projekteve me qëllime të përfitimit të kryetarit Haliti dhe klanit të tij”, komuna e Vitisë reagon duke quajtur këtë shkrim të pavërtet dhe pa asnjë bazë. Komuna e Vitisë distancohet nga gjuha denigruese, fyese, abuzive dhe tendencioze, me qëllim të dezinformimit të opinionit publik nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në Viti. Duke përdorë shënime të pasakta ( fatkeqsishtë të marra kopje nga fb, të njerzëve të papërgjegjshëm), shprehim keqardhjen tonë që keni ra në nivelin e tillë sa të përdorni shënime “fake neës” në vend që të interesoheni për të vërtetën. Në shkrimin e tyre që ka të bëjë me projaktin “Rivitalizimi i ndërtesës së Komunë së Vitisë”, thuhen shumë të pavërteta vetën me qëllimin e degradimit të punës dhe aktiviteteve të mira të komunës, por shihet tendenca e degradimit të personalietit të kryetarit por edhe të zyrtarit të prokurimit (me keqardhje konstatojmë e njejta gjuhë është përdorur edhe në fb, nga individi të cilin e keni kopjuar). Andaj ju themi se argumnetet që ju tentoni ti përdorni, janë fjalë pa asnjë bazë, por shifet se keni rënë në lajthitje të mos njohurisë së procedurave dhe aktiviteteve, siç e ka bërë edhe sozia i juaj. Edhe pse me një dëshmi të një paramase gjysmake, ju vini në një përfundim të kinse keq përdorimit të një shume parash, të cilën llogari ju e nxjerrni nga mosnjohuria e paramasave dhe parametrave, të cilët nuk i dispononi. Ju i përshkruani paramasat tenderuese si të përgaditura nga Zyrtari i prokurimit, çka nuk është e vërtet, sepse përgatitja nuk bëhet as nuk përpilohet nga kjo Zyrë, sepse as që kanë qasje në përgatitjen e paramasave tenderuese as të projekteve. Duke shprehur keqardhjën për këtë dezinformim të opinionit, për projektin në fjalë, edhe pse projekti është i papërfunduar dmth është në zhvillim e sipër, është shumë tendencioze shkrimi i cili përhap një të pavërtetë që paragjykohet nga informatat gjysmake.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …