Kolona e Pestë e fuqishme në mesin e Shqiptarëve. Herë shumë aktive, herë më pak, por kurrë pasive dhe e shuar. Herë si flakë e herë si prush.
Kjo farë e mbjell ndër shekuj e në shërbim të të gjithëve gjithnjë në dëm të shqiptarisë e në interes të të tjerëve dhe për ca zhele te vockla personale e grupore.
Nga misioni që kanë dhe nga vogëlsia shpirtërore e të zhytur në llumin anti histori, me xhelozinë e përkushtimin anormal mbjellin dhe përcjellin të pasardhësit dhe brezat që po vijnë këtë farë të djallit me traditë spiunazhi babë e bir në të gjitha kohërat kur të huajt e armiqtë ju kërkojnë.
Për çudi në popullin tonë kanë bërë vend dhe kanë lëshuar rrënje sa herë janë fuqizuar pak kanë shfrytëzuar rastin dhe i kanë rehabilituar paraardhësit e tyre nga tradhtarë në hero! Kështu që i kanë krijuar vetes alibi dhe idolet në të cilët thirren. Madje janë aq të zellshëm sa ju shkruajnë libra dhe i lartojnë sa që heronjtë e vërtet mbeten nën hije, herë-herë i njollosin duke ju vënë epitete e shpifje sa që turbullojnë trurin edhe atyre që janë të ndërgjegjshëm e protagonisteve.
Këta të “Kolonës së Pestë” jo vetëm investohen direkt e indirektë nga armiqtë e shqiptarisë por edhe instruktohen e ngarkohen me mision e detyra sipas situatave dhe ndezën sa herë që mendojnë se munden ta djegin Shqipërinë dhe Kosovën! Ndodhë që njërën në flakë e tjetrën në tym pa marrë parasysh nga i konsiderojnë kushtet më të favorshme dhe kah frynë erërat.
Mjafton një qibrit si Berat Buzhala apo një cung nga kohërat e më parme si Baton Haxhiu. E mos flasë si ç’është eshka qe ruan zjarrin përherë si Sali Berisha! Kësaj fare të dreqit vetëm ju duhen sinjalet pan sllave dhe fillojnë veprimet e pa matura e se qajnë kokën a i prishet punë Shqipërisë të inkuadrohet në BE, apo pengohen Reformat që sigurojnë funksionalitetin e shtetit stabil. Pikërisht në momentet kyçe ndërhyn të prishin ardhmërinë, me logjiken sa ma keq aq ma mirë për tradhtaret dhe padronet e tyre.
Ndërsa në njërën anë ndizet në anën tjetër tymoset. Sidomos disa hardhucë të Kosovës si zagarë që janë lehin vazhdimisht ulurin e kërkojnë gjak ndër shqiptarë, fusin dyshime e përçarje mes të njëjtit popull Kosovë –Shqipëri duke përhap urrejtje e dezinformata për proceset e rëndësishme dhe personalitetet që bartin barrën e zhvillimeve progresive.
Shpifjet monstruoze dhe veprimet antikombëtare stagnojnë ecjen para. Misionaret e të keqes përpiqen të zhbëjë Shqipërinë shtet edhe pas njëqind vitesh, të mos e lejojnë Kosovën të fuqizohet e të jetë funksionale. Fal zotit që populli shqiptar po vetëdijesohet dhe mirë po e dinë nga po ju vjen e keqja.
Mirë që jemi të rreshtuar në anën e popujve me demokraci e vlera civilizuese, mirë që jemi të rreshtuar pas fuqisë ma të madhe botërore Amerikës. Me shpresë do të integrohemi sa ma shumë në krahun Euro-Atlantik.
Duhet të bëjmë përpjekje maksimale të pastrohemi sa ma shumë.
Uroj të kemi një të ardhme të ndritur të sigurt të bashkuar në një kulm shqiptaret, në miqësi me Amerikën përherë.