Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Ibrahim Xhakën. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Dogana e Kosovës, ku kanë njoftuar për pranim dorëzimin e detyrës. Me këtë rast, ish drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, i ka dorëzuar detyrën Ibrahim Xhakës i cili do ushtroj detyrën e drejtorit deri në një vendim tjetër. “Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm nga zt. Bahri Berisha tek zt. Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …