Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka biseduar ndaras me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në vazhdimësi të bisedave që ai kishte me ta gjatë vizitës në Beograd dhe në Prishtinë në muajin janar. Njoftimi është dhënë nga zyra e tij ku shtohet se ai ka diskutuar me ta për caktimin e një përfaqësuesi special për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor. “Përfaqësuesi i lartë nënvizoi rëndësinë që reflekton për BE-në dhe atë personalisht që të emërohet një zyrtar në këtë pozitë e që ndikon në stabilitetin dhe progresin e këtij rajon drejt rrugës në BE. Josep Borrell ka rikonfirmuar se ai personalisht është i angazhuar fuqishëm që të përkrah perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të luajë rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Borrellit.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …