Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e (mos) njohjes nga Xhamajka, duke thënë se këto dy parti po fshihen pas të tjerëve për dështime. Thotë se në një situatë të ngjashme, por para ardhjes në pushtet, Vetëvendosje e LDK-ja do të thoshin “Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm”. Ajo përmes një postimi në rrjetin, thotë se “prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …