leoni

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit e obligon komunën e Prishtinës për anulimin e vendimeve për ndërtime në Badovc

Ministria e Ambientit e obligon komunën e Prishtinës për anulimin e vendimeve për ndërtime në Badovc

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit e obligon komunën e Prishtinës që anulohen vendimet për ndërtime në afërsi të liqenit të Badovcit.  Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku. “Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit. Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …