Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Dënohet sulmi me vezë ndaj zëvendës-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për shkak të paralajmëriti të heqjes së taksës

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar ndaj sulmit me vezë që u bë sot ndaj zëvendësministrit Avdullah Hoti. Ai ka shkruar se sulmi ndaj Hotit është akt qyqar, duke shtuar se ka pasur për qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend. Veliu ka shtuar se aktet e tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme. “Shprehja e mospajtimit dhe pakënaqësisë për çfarëdo procesi, duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale”, ka shkruar ai. Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se sulmi ndaj Hotit është i trishtueshëm si mjet, si formë e si arsye. “Shteti, era shtet si akt e si koncept i tremb. Pa pushtet e me gjithë reformat që pritet të vijnë rend bëhen edhe më agresiv. Përpjekjet agresive për të ndaluar kthimin e Republikës në rrugë të mbarë e për të na izoluar e dërguar të gjithëve në theqafje – duhen të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …