leoni

Lufti Haziri: Heqja e taksës është pjesë e marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lufti Haziri: Heqja e taksës është pjesë e marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së

Heqja e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë, është pjesë e marrëveshjes politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu ka thënë nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ka thënë se i japin mbështetje Kurtit në realizimin e kësaj politike të re, ku sipas tij është në harmonizim me bashkësinë ndërkombëtare e veçanërisht shtetet e Quint-it. Kurse vendimet e qeverisë Kurti për shkarkimet në borde, Haziri i quan të pritshme dhe në përputhje me ligjin, pasi që konsideron se shumica e këtyre emërimeve kanë ndodhur në kohë sa qeveria Haradinaj ishte në dorëheqje. Ndërsa skandalin që e kaploi vendin rreth njohjes apo jo të shtetit të Xhamajkës, ai e konsideron si të natyrshme. Madje, sipas tij, këto gjëra ndodhin edhe në vendet të ndryshme. Thotë se kjo gjë nuk duhet të shihet si skandal por vetëm si lajm të rrejshëm.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …