Ministrja e Drejtësisë, ka thënë se e kanë për obligim të mbikëqyrin punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve. Përmes një postimi, ajo ka thënë se ka parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë. “Ministria e Drejtësisë e ka për obligim të mbikqyrë punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve. Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë. I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën. Secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojnë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave. Tejkalimin e kompetencave, abuzimin e tyre apo moszbatimin e detyrave, nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …