Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Llogaritë e papaguara

Koha ka ecur përpara dhe Vetvendosja tashmë është në pushtet. Ajo e deshi pushtetin me çmimin e çdo premtimi, me çmimin e çdo angazhimi. Mjaftonte të kapej çkado që mund të shfryëzohej dhe të teprohej pa merak edhe deri në shpërfytyrim! Kjo qe Vetvendosja e kauzave, e një dëliri pafre deri sa provonte të na bindëte se ajo vet e kishte shpikur edhe Bashkimin Kombëtar. Ajo në fakt dhe nuk kishte faj, se populli ynë e e kishte tumirë një herë një çmendi të tillë, atribuar Ibrahim Rugovës, edhe pse mijëra vite burgje e përpjekje të veprimtarëve ishtin aty në qafën e historisë, para se atij ti shkonte fati i një dekade dhe një populli në pjatën e servirur. Megjithatë, atij i shkoi edhe pjata e servirur edhe aureola e hyut, paçka se fatin e popullit e nëpërkëmbi deri në braktisje.

Edhe tani që liria ndritë në nurin e herojve dhe veprimtarëve luftëtarë, Vetvendosja doli luftëtarja e paepur e bashkimit dhe syri vigjilent i atdheut, andej e këndej Drinit të Agollit! Kujtdo, rendja pas bashkimit kombëtar në pakohën e rrethanave që detrminonin pozicionin tonë ndërkombëtar mund ti dukej Don Kishotizëm, por ajo nuk doli të mbetej një kofi pas të vjelave edhe në tapetin e brendhsëm politik. Në luftën e brendshme ajo voli shumë dredhëza me çka mbushi krojshen e ëndrrave të z.Kurti nëpër kutitë e votimit.

Jeta politike po ndërtohej në vitet e pasçlirimit të Kosovës nëpër halle, kur bashkësia ndërkombëtare me vështirësi të madhe po bënte përpara dhe po e pengonte hapin tonë. Ata po hamendëshin ta pranonin të vërtetën e Kosovës. Pafuqia jonë, para tyre, kërkonte një ecje mbi vezë! Në rrethanë të tillë lindi Vetvendosja. Albin Kurti si aset politik veçse ishte hedhur në skenë përmes një organizate joqeveritare të quajtur KAN. Më  12 qershor 2005 fillon kalvari i një përpjekjeje në terma Makiaveliste për të kapur drejtimin e shtetit, pushtetin. Atë që do t’ia arrijë kësaj vjeshte që kemi lënë pas dhe sot drejton vendin! Që më parullën e pare “JO NEGOCIATA, VETVENDOSJE” tereni politik u hap dhe KAN-i u shëndrru nga një shoqatë në një organizatë politke që më pas u quajt si vet preludi i parullës në ndërtesën e UNMIK-ut; VETVENDOSJE!

Një popull i dalur nga pushtimi i gjatë, i cili nuk po lihej të çante rrugën e tij të lirisë e idealeve, për fajin e vetëm se lirinë e kishte fituar me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, po kufizohej për autonominë vepruese të tij. Për këtë, ai kishte shumë jorealizime për të mos thënë dështime! Gjithë ato pengesa që gjeopolitika ndërkombëtare ia bënte pushtetarëve tanë, Vetvendosja i bëri kauza të saj! Duke mos çarë kokën për përgjegjësinë që do duhej të kishte secili, ajo ia doli të rrënonte çdo autoritet të pushtetarëve dhe veçanarisht të atyre që kishin dalur nga lufta çlirimtare (për këtë ajo gjeti aleatë të çmuar Brenda vet asaj shtrese, deformimin zhvatës të saj).

Tashmë, partiotizma dhe shpresa e bashkimit kombëtar me nevojën për të jetuar e bërë politika pa turtorët ndërkombëtarë, u bënë tereni ku Vetvendosja e ndërtoi shpresën e gjithëmundshmes. Bazuar në ofertën që ofroi nëpër vitet e rritës së saj, ajo sot është e veshur me pushtet permes asaj gjithçkaje që premtoi. Mjetet që përdori në luftën e saj të gjatë për ardhjen në pushtet do të themi sot se ishin të ashpra dhe të papranueshme. Ajo, tashmë, i ka braktisur që të gjitha kauzat, dhe meqë kanë mbetur vetëm mjete të përdorura për qëllimin ardhje në pushtet gjërat thonë se do i paguaj të tëra deri me një nga veprimet e opozitës së re!

Vezët që u hodhën mbi Abdullah Hotin janë veçse relike të një kujtese (të vezëve mbi ish ministrin Kuçi dhe tjerë), të papëlqyer nga opinoni, por që e bënte Vetvendosjen aq krenare sa shfaqej triumfatore!

Edhe pse Abdullah Hoti nga cilësia e zëvendëskryeministrit të vendit u shpreh për heqjen e taksës, këto janë dhe mbeten politikat e Kryeministrit Kurti. Veja në kokën apo kostumin e Abdullah Hotit është vet ndërgjegja e përlyer e Kryeministrit Kurti për braktisjen që u bëri të gjitha kauzave të Vetvendosjes dhe vet Albin Kurtit ish opozitar të lënë në pellgun e dreqosur.

Vezëve që hudhen e përlyejnë e që nuk kanë të bëjnë  me Abdullahun as me LDK-në duhet t’u bëjë vend në ndërgjegjen e vet Kryeministri i sotëm. Risjellja e Serbisë në Kosovë permes heqjes së TAKSËS është një mëkat i barazvlefhsëm me tradhëtinë e secilës kauzë. Këtë Vetvendosja e di mire, sepse ajo është rritur e pranuar në popull pikërisht për edhe kauzën e moslejimit të mallërave serbe. Uroj që ditën që Kryeministri Kurti të shprehet për heqjen e Taksës të gjuhet me shumë vezë, të ketë të tillë që të rrotullojnë maunet me mallërat serbe, që ky të detyrohet t’a përdorë atë polici që e pat sakatosur nëpër protestat e dhunës së koordinuar pa patur fare nevojë.

E quaj dhunë të koordinuar atë që përdorte Vetvendosja, meqë kauzat për të cilat ajo shprehej ishin edhe kauzat e policisë sonë e të secilit në cilën do anë që ka qenë, pa edhe plakut a fëmiut në shtëpitë më të skajshme të vendit!

Që llogaritë e papaguara të mund të mos bëhen e përsëritshmja që obligon të përsësritet, Kryeministri ynë Kurti duhet të kërkoi falje para opinionit për Kursin e ndrruar dhe Kauzat e braktisura. Pa e bërë këtë, ai nuk do mundet ta gjejë paqen me veten, dhe as vendi nuk do mundet ta gjejë qetësinë në të cilën duhet të arrihet koncenzusi i përgjithshëm politik për çështjet e mëdha, të cilat determinojnë suksesin e dialogut dhe përmbylljen e tij!

Koncenzusin të cilin ai sot duhet ta kërkoi e ndërtoi, është vështirë I arritshëm, por jo I pamundur. Ai nuk e dha asnjëherë atë në gjithë jetën e tij opozitare dhe përfitoj nga rebelimi karshi nevojës për zërin e përbashkët. Masat që pushteti I tij po ndërmerr me shkarkime bordesh, etj, sado drastike e të drejta të jenë nuk do mbushin boshllëkun e nevojës për vendimarrjen e harmonizuar për çështjet e mëdha.

Koha nuk pret dhe jemi në hapin e parë. Sikur e kam thënë në një shkrim të mëhershëm, Kyeministri Kurti dhe qeveria e tij nuk do munden të rrinë në mes Dorëheqjes dhe Taksës me reciprocitetin! Heqja e taksës do ta ashpërsoj skenën politike, prej ku mëtojnë të përfitojnë veçanarisht dy forca politike AAK-ja dhe PSD-ja. PDK-ja nuk ka rrugë tjetër vetëm se të del në krah të heqjes së taksës edhe pse modalitetet e tyre mund të jenë disi të mjegullta, megjithatë, ata ashtu sikur janë të zënë peng nga fati i Presidentit Thaqi në gjithë procesin e shtetndërtimit të Kosovës nuk do të shfaqen anti Grenell. NISMA e mbetur në Diabolikën e vet nuk ka force të zëroi ndonjë zhurmë.

Nuk janë vetëm vezët që janë llogari të hapura, ka gaz e mikrofona të shkulur, ka nxjerrje prej makinave e pengesa fizike deri edhe te pengesat e hyrjeve në locale a në zyra, ka polici për t’u përdorur e kaos për të mbledhur, turma për të qetësuar. Të gjitha këto për Kauza aq të mëdha sa janë dhimbjet e këtij populli të bëra bashkë një shekull robëri nën Serbi. Tagri për t’u penguar pikërisht këto kauza është I madh.

Një debat shterrues publik për taksën mund t’I mirrte edhe disa javë, por në fund të ditës do dilnim të gjithë më të fituar. Me një debat shterrues Kryeministri mund ti ngujonte për një kohë të gjatë të gjitha mjetet që prishin shijen demokratike dhe klimën plural të vendit.

Fundja vezët, domatet, bilbilat e Vuvuzelat, protestat, gazi lotsjellës e molotovët janë mjete proteste për kauzat që i njeh tashmë demokracia dhe i përdorë jeta plural.

Se a do ketë masë protestuese që do vazhdoi luftën vetvendosëse për kauzat mbetet të shohim në ditët në vijim. Diçka dihet tashmë, braktisja e kauzave nga struktura drejtuese e Vetvendosjes nuk i kanë bërë të paqena ato. Për kauzat o duhet zgjedhje o përpjekje realizimi. Njërën e bënë pushteti derisa tjetra u mbetet tjerëve! Sikur e ka thënë populli “Çka mbjell, korrë!”.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …