Komiteti për Monitorim e Sëmundjeve ngjitëse në Kosovë i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë ka miratuar të premten planin e gatishmërisë dhe reagimit për Coronavirusin, Covid-19 (Verzioni 1.0), pjesë e të cilit janë edhe aktivitetet të cilat janë ndërmarrë këtyre ditëve me qëllim të përgatitjes për ballafaqim me raste eventuale të këtij virusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky plan brenda të cilit zbërthehen me dhjetëra dhe qindra veprime e aktivitete ndërsektoriale, ka të bëjë me planifikimin dhe parandalimin; monitorimin e situatës dhe vlerësimin e rrezikut; menaxhimin e rrezikut dhe koordinimin; organizimin institucional; hulumtimin dhe reagimin; si dhe komunikimin (informimin) dhe komunikimin e rrezikut. Komiteti, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, do t’i kërkojë Qeverisë edhe ndërmarrjen e masave shtesë për krijimin e kapaciteteve (të identifikuara tashmë) për aplikimin e masave specifike si karantina në rast nevoje.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …