Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

Rexhep Selimi: Udhëheqësit e PDK-së se po fshihen në debatin për luftën, nuk ka luftë komandantësh

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka akuzuar udhëheqësit e PDK-së, të cilët, sipas tij, po fshihen në debatin për luftën, duke i nxjerrë zyrtarët tjerë të kësaj partie. Ai ka thënë se këtu nuk ka ”luftë” të komandantëve, duke shtuar se një fjalë e vetme në Kuvend, ka aktivizuar Ganimete Musliun, Ramiz Lladrovcin, Gani Gecin e Gani Kocin, që sipas Selimit, asnjëri prej tyre nuk kanë qenë komandantë. Pas datës 26 Shkurt, kur kandidatit për President iu adresova me një fjali të vetme , si zakonisht ai heshti. Por në “mbrojtje” të tij i aktivizoi: Ganimete Musliun, Ramiz Lladrovcin,  Gani Gecin dhe  Gani Kocin. Prej kur Ganimete Musliu Komandante? Prej kur Ramiz Lladrovci Komandant? Prej kur Gani Geci Komandant? Prej kur Gani Koci Komandant? Ky i fundit se paku ka qenë një ushtar i UÇK-së e përherë zyrtar  i PDK-së. Këtu nuk ka luftë në mes komandantëve! Këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së, e sponsorizuar nga ata që e “gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën” dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë, që t’ia ulin nivelin e temës. O ju të “parët” e PDK-së, bëhuni trima e nxirreni kokën, së paku një herë ne jetë! Një fjali e vetme në Kuvend iu alarmoi. Po sikur të flasim më shumë? Ku do ta fusni kokën pastaj?’’ ka shkruar Selimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …